Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu takoi nga afër disa nga mësuesit të cilët u vaksinuan ditën e sotme me AstraZeneca në gjimnazin “Qemal Stafa” në kryeqytet. Manastirliu u ndal tek vendimi i djeshëm nga EMA që deklaroi se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, duke theksuar kanë qenë të bindur që në fillim për këtë gjë.
Ministrja theksoi se vaksinimi është garancia më e madhe në luftën përballë COVID, duke shtuar se ditën e sotme është ulur edhe hezitimi i ditëve të para në radhët e mësuesve.
“Kemi qenë që në fillim të bindur për AstraZenecan. Ekspertët tanë na kanë rekomanduar vazhdimin e vaksinimit., Kjo është mbrojtja dhe garancia më e madhe. Që prej fillimit të vaksinimit të mësuesve, në Tiranë janë hapur 7 gjimnaze si qendra vaksinimi.
Është ulur hezitimi që kemi pasur ditët e para. Ajo që ne kemi ofruar është informacioni i bazuar në shkencë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të këputur zinxhirin e infeksionit.
Autoriteti Europian i Barnave që është EMA, dje kanë deklaruar se AstraZeneca ofron mbrojtje edhe më të lartë se është konstatuar në fazat e para. Kemi marrë masa për të vijuar këtë proces të vaksinimit që të gjithë mësuesit të sigurojmë mbrojtjen e tyre. Janë më shumë se 6100 mësues janë vaksinuar“, u shpreh ministrja.