“S’më ka paguar lekët për mallin”, zbardhet dëshmia e vëllait të Jan Prengës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dosja e prokurorisë së Tiranës janë zbardhur detaje të tjera lidhur me pengmarrjen në 17 janar 2020 dhe më pas zhdukjen pa gjurmë të Jan ose Stiljan Prengës në Kamëz.

Zanafilla e gjithë konfliktit ka qenë pikërisht në Angli, ku njëri nga 5 vëllezërit Prenga, Astrit Prenga, jeton në këtë shtet, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Nga burimet e policisë dhe prokurorisë, mësohet se Astrit Prenga kontraktohej nga një shtetas Anglez, për nxjerrjen e sasive të kokainë që vinin nga Ekuadori në drejtim të portit të Porsmuthit në Angli. Shtetasi anglez e ka përdorur disa herë Astrit Prengën për të nxjerrë lëndën narkotike nga porti, por në një rast Anglezi nuk ka qenë i rregullt me pagesën.

Herën e fundit kur shtetasi Anglez e ka kontraktuar për të nxjerë drogën nga porti dhe futur në territorin Anglez, ka qenë në muajin dhjetor 2019, kur Anglezi i ka kërkuar Astrit Prengës, të nxjerë sasinë prej 283 kg lëndë narkotike të ardhur nga Ekuadori.

Kjo punë do të kryhej, kundrejt një pagese financiare. Astrit Prenga, ka arritur të nxjerrë lëndën narkotike së bashku me një shtetas shqiptar të quajtur Xhulian dhe një shtetas Rumun, por Prenga ka refuzuar ta mbajë peng kokainën, duke i vënë kusht, shtetasit Anglez, që të paguante jo vetëm vlerën e punës që kishte kryer këtë herë, por edhe vlerën e prapambetur.

Prenga, ka kërkuar që Anglezi të përgjigjej edhe për pagesat e episodeve të tjera, pasi në të kundërt droga nuk do i dorëzohej asnjëherë. Shtetasi Anglez që në këtë rast ka qënë pritësi i 283 kg kokainë në territorin Anglez, është përpjekur për ta zgjidhur privatisht situatën me Astrit Prengën, por sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë, Prenga këmbëngulte për tu shpaguar nga Anglezi për pjesën tjetër të parave.

Në pamundësi për tiu përgjigjur financiarisht Astrit Prengës, Anglezi besohet se ka telefonuar në Ekuador dërguesin e kokainës, Dritan Rexhepin.Rexhepi është informuar mbi personin që kishte nxjerë drogën nga porti dhe vijonte ta mbante peng, me qëllim ngritjen e nivelit të pagesës.

Burimet thonë se Rexhepi ka biseduar me Astrit Prengën, duke i pohuar që ti lironte mallin, pasi e gjithë ngarkesa ishte e tij, dhe Prenga nuk duhet t’ia prekte. Por nga ana tjetër, mësohet se Prenga i është përgjigjur se nuk kishte punë me të, pra me Dritan Rexhepin, por punët i kishte me shtetasin Anglez që nuk kishte qenë korrekt dhe shpagimin e kërkonte nga Anglezi dhe jo nga Dritan Rexhepi.

Lexo edhe :  Itali/ Vritet me thikë 22-vjeçarja në Messina, autori dyshohet një bashkëmoshatar

Por sërish Rexhepi këmbëngulte se malli ishte i tij dhe disa shokëve të tij nga Shkodra, dhe duhet ta lironte dhe mos e çonte dëm. Këmbëngulja e Prengës ka qenë e prerë, duke vijuar të verë kushtin numër 1, dhe pohuar se s’kishte asnjë punë me patriotët e tij shqiptarë, por punët i kishte me Anglezin, i cili e kishte lënë pa paguar.

Si pasojë e mbajtjes peng të sasisë prej 283 kg kokainë dhe me qëllim për të baraspeshuar presionin, prokuroria ka dyshime të forta se Dritan Rrexhepi dhe Gentian Doçi kanë dakordësuar me Altin Hajrin në Shijak, për të krijuar kushtet dhe marrë peng njërin nga vëllezërit Prenga në Shijak, dhe pikërisht është zgjedhur Jan apo Stilian Prenga, vëllai i madh i vëllezërve Prenga.

Jan Prenga, i papërfshirë në asnjë histori kriminale bëhet objektivi i sulmit për tu marrë peng. Grupi që do ekzekutonte urdhrin e ardhur nga Ekuadori, ishte pikërisht në zonën e Shijakut, ku më së pari banda është përgatitur të krijojë logjistikën e mundshme, që do përdorte për të rrëmbyer Jan Prengës.

Në Tiranë, anëtarët e grupit kanë vjedhur një mjet “Range-Rover”, në pronësi të një këngëtare tallavaje. Dhe pa kaluar shumë kohë, ata në 17 janar 2020 në Kamëz kanë rrëmbyer me dhunë dhe duke përdorur thika vëllain e madh të familjes Prenga, Jan Prenga. Qëllimi ishte për të baraspeshuar presionin dhe situatën, por jo vrasja.

Grupit në Shqipëri i ka dalë totalisht situate jashtë kontrollit, pasi në vend që ta merrnin peng ata e kanë vrarë Jan Prengën. Astrit Prenga dhe vëllai tjetër Admir Prenga, dyshohet se ka biseduar me Dritan Rexhepin dhe Gentian Doçin, duke i kërkuar llogari se ku i kishin çuar vëllanë, por besohet se ata i kanë pohuar se e dinin vendin se ku ndodhej por ata njerëzit në Shqipëri, i kishin dalë nga fjala.

Shumë shpejt kjo dosje do ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Deri në këto momente janë shpallur në kërkim 10 persona, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar dhe lënë në burg sot nga gjykata e Tiranës.

Të fundit

Durrës/ Shoferi 16-vjeçar përplas për vdekje peshkatarin, automjeti përfundon në kanal

Një qytetar që po peshkonte buzë një kanali në Bishtkamëz, është aksidentuar për vdekje nga një automjet me drejtues...

Pas tarifave doganore të Trump, Sekretari i Thesarit mund të largohet nga detyra

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, mund të jetë gati të largohet nga administrata Trump. Këtë e tha, gjatë një paraqitjeje në...

Rama: 179 kredi të buta për familjet e efektivëve, u dyfishua numri i vajzave në FA

Kryeministri Edi Rama renditi disa nga mbështetjet që Qeveria i ka dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Mes tyre edhe përfshirja e familjeve të ushtarakëve...

Na ishte dikur/ Më 5 prill 1939 lindi Leka Zogu I, Leka i I-rë

Më 5 prill 1939 lindi Leka Zogu I, Leka i I-rë (5 prill 1939 — 30 nëntor 2011) ishte djali i vetëm i Mbretit...

Edi Rama, një kampion i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Nga Arianit Shehu Pavarësisht se kam pasur privilegjin të takohem me udhëheqës botërorë, Mbretër dhe Emirë në mbarë globin përgjatë më shumë se dy dekadave,...

Lajme të tjera

Web TV