Fondet e partive/ Lekët e PD-së i merr Lulzim Basha, Berisha mban çelësat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Berisha-Bardhi do të përballet me sfidë financiare. Ndonëse “Rithemelimi” vazhdon të mbajë çelësat e selisë, paratë do vijojë t’i marrë Lulzim Basha, pasi juridikisht ai njihet si drejtues i Partisë Demokratike, në llogarinë bankare e së cilit do kalojnë 106 milionë lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati të shpërndajë fondin financiar që buxheti i shtetit i ndan partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 2021.

Fondet vjetore përcaktohen në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare. Shuma në total që përfitojnë partitë politike nga nga buxheti i shtetit kap shifrën e 345 milion lekeve dhe pjesën e ‘luanit’ do e marrë Partia Socialiste, e cila arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për të qeverisur e vetme. 74 mandatet e fituara përkthehen në 151 milion lekë për selinë rozë.

Partia e Lirisë në zgjedhjet e fundit parlamentare zbriti në nivelin e vitit 2009, duke siguruar vetëm 4 mandate, që përkthehet në më pak para për arkën e partisë, rreth 15 milion lekë, ndërkohë tre mandatet e PSD, do të thotë 12 milion lekë në arkën e partisë.

Krahas partive te mëdha, para do përfitojnë edhe subjektet garuese, të cilat edhe pse nuk arritën të sigurojnë një ulëse në Parlament, kaluan pragun e votave për të përfituar nga ‘thesi’ i parave që ndan buxheti i shtetit./O.S

 

Të fundit

‘Kush m’i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja’/ Analisti ironizon kreun e PL

Analisti  Arben Meçe në Repoltix komentoi turin e Ilir Metës dhe PL-së duke theksuar se çfarë do të bëjë...

Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës

Nga Ylli Pata Në vigjilje të 25 prillit ja vlen të bëhen realisht bilancet që nuk u bënë kurrë tre vjet më parë për atë...

Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Nga Mero Baze Ka një tërbim të pa frenuar të Ilir Metës kundër kreut të SPAK, Altin Dumani. Përtej fyerjeve personale apo bullizimit të tij,...

Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë/ Përcjellësit e energjisë në tokë

Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë. Mesohet se këmbësori Vladimir Muhja...

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24, tha se të rinjtë shqiptarët...

Lajme të tjera

Web TV