Ajsi Xhaxhaj kujton historinë e abuzimit seksual 10 vite më parë dhe zbulon si e shpëtoi Arjan Konomi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një showgirl si Ajsi Xhaxhaj është më sensisitive se kushdo tjetër kur vjen puna për të mbrojtur dikë publikisht, pasi ajo thotë se e ka provuar mbi shpinë ç’do të thotë të mos të të besojnë dhe të ndihesh e gjykuar apo e kryqëzuar nga opinioni.

Kësaj here, Ajsi është rikthyer në skenën e medias publike, duke mbajtur qëndrimin e saj në lidhje me debatin “e varjes në litar të një femre”, nxitur nga një foto që një konkurrent i “Për’puthen” postoi në “Instagram” për një nga vajzat e programit.

Po si nisi historia dhe pse iu fut Ajsi në këtë çështje? Pas debatit të zhurmshëm për postimin e një fotoje me litar që preku Antonelën, Elvisi, i njohur si Loco vendosi të largohej përfundimisht nga programi i njohjeve “Për’puthen”.

I pari që reagoi ashpër kundër veprimit të ishkonkurrentit ishte opinionisti i formatit, Arjan Konomi. Për ndonjë person nga publiku që nuk e pritën mirë reagimin e tij ndaj Elvisit, opinionisti Konomi vendosi të jepte këtë shpjegim përmes një videoje: “Në gjaknxehtësi e sipër, kur dëgjon një vajzë që të thërret Arian më ndihmo dhe një djalë që nuk po i kërkon falje, asnjë nuk e kupton nëse nuk ndodhesh vetë në atë situatë.

Ajo që mua më acaroi është se prisja që pas atij debati, ata të dy të ishin takuar, të ishin sqaruar dhe jo të ishtë përkeqësuar zënka akoma më shumë. Në njëfarë mënyre, unë aty jam si një prind që ka disa fëmijë. Këtë situatë ia kam shpjeguar edhe vetë Locos dhe nuk është një person për t’u bërë kurban, pavarësisht se mesazhet janë të forta dhe ne nuk duhet të lejojmë këto mesazhe, të cilat mund të dëmtojnë atë çfarë jepet në televizion”.

Por të shumtë ishin mbështetësit e Arjanit, e për më tepër femrat. Mes tyre ka tërhequr vëmendjen statusi i aktores Ajsi Xhaxhaj, e cila vendosi ta mbështesë publikisht Arjan Konomin.

Në profilin e saj në “Instagram”, Ajsi shkruan: “Arjan Konomi, asnjë si unë mund të të besojë në reagimin për të mbrojtur një femër që i tregojnë lakun e litarit. Dhe dua t’u përgjigjem gjithë atyre mendjeshkurtërve që e interpretojnë si personale. As e njoh dhe as më njeh dhe as e kam takuar kurrë Arjanin, por nuk mund të hesht për të mos thënë historinë time, kur para 10 viteve që isha ende fëmijë dhe denoncova një abuzim.

Arjani ishte i vetmi person në botën mediatike që më mbështeti. Fjalët e tij më dhanë kurajo dhe jetë mua dhe familjes sime në atë moment të vështirë, kur askush tjetër nuk na dëgjonte. Ti nuk e di Arjan se fjalët e tua më dhanë shumë forcë, dhe unë kurrë nuk pata mundësinë të të falenderoja për këtë! Ndaj sot të besoj dhe të mbështes në reagimet e tua, sepse askush si unë të kupton se sa i vërtetë, i drejtpërdrejtë dhe real je në reagimet e tua në situata kaq të rënda. Mos hezito asnjëherë dhe mos u ndiko nga askush për të shprehur zjarrin e mendimit dhe opinionit tënd, pavarësisht interpretimeve! Vendit tonë i duhen njerëz si ty, Arjan Konomi!”.

Lexo edhe :  Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

Kujtojmë që Ajsi Xhaxhaj 10 vite më parë denoncoi se kishte rënë pre e abuzimit nga Leonard Bombaj, por që u përball me mosbesimim e opinionit publik.

Protagonistja kryesore e “Kripmjaltëzave” kur ishte fëmijë, duke folur për këtë histori të mediatizuar për shkak të një procesi të gjatë gjyqësor, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus” foli jo vetëm për jetën e saj aktuale, por edhe rreth filmit që kishte ideuar të realizojë, frymëzuar nga historia e jetës së saj e planit për t’u rikthyer në televizion si prezantuese.

E përfshirë në kinema si pjesë e kastit të filmit të Drilon Hoxhës “Dashuria s’mjafton”, në lidhje me depërtimin në botën e televizionit, ajo është përgjigjur: “Është shumë e vështirë të hysh në botën e televizionit, pasi ose duhet të kesh një karrierë të gjatë, ose duhet të kesh një mik. Dhe për këtë ju siguroj, pasi shumë persona që njoh dhe e duan televizionin, shpesh kanë mbetur në dyert e televizioneve duke pritur me orë për një takim, që nuk kryhet kurrë.

Për sa u përket kompromiseve, nuk mund të flas me bindje për këtë gjë, por mendoj se nëse bëhen kompromise, është një rrugëtim i shkurtër për to. Unë, që prej moshës 8 vjeç, i kam bërë të gjitha nga pak. Kurse aktrimi, kanto, baleti e deri në duele me shpata për një inskenim në skenë. Unë mund të këndoj mund edhe të kërcej, por asnjë nga këto të dyja nuk di ta bëj më mirë sesa prioriteti dhe pasioni im, aktrimi. Dhe në këtë rast po flas për aktrimin para kamerave dhe publikut në sallë pasi në jetë reale jam shumë e sinqertë, aq sa ka raste që mund t’i prish dhe punë vetes.”

Pyetjes: “Të ka shkuar në mendje të luash vetveten në kinema dhe në çfarë gjinie filmi?”. Ajsi iu përgjigj: “Po, më ka shkuar në mendje të bëj jetën time film, por jo të jem protagoniste në të, pasi realizimin e kësaj ëndrre pres ta bëj realitet në një moshë të pjekur timen, pasi të kem krijuar familjen time. Gjinia e filmit, mendoj, të jetë një dramë me fund të lumtur”.

Në beson te meshkujt tashmë dhe kujt mund t’ia dhurojë zemrën me bindje, ajo thotë: “Nuk e di nëse ka një përgjigje konkrete për këtë. Por zemrën me bindje mund t’ia fal dikujt që vërtet më meriton mua, pasi nuk dua të shpenzoj kohë dhe ndjenja shpirtërore me dikë, që mund t’i japësh 1000 gjëra kur di të numërojë deri në 10”. /Panoramaplus.al

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV