Elgit Doda ka një mesazh për Noizyn pas diss-it ndaj MatoLales

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diss-et dhe kundërpërgjigjet mes artistëve janë bërë mjaft të zakonshme në tregun muzikor shqiptar. Shpesh, artistët zgjedhin si mënyrë për të replikuar përmes këngëve, dhe një shembull i fundit është dhe diss-i i MatoLales ndaj Noizy-t, që u shoqërua më pas me një sërë përgjigjesh dhe kundërpërgjigjesh mes njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, kantautori Elgit Doda ka shkruar disa fjalë në rrjete sociale ku shprehet se nuk është aspak dakord me veprimet e të rinjve, por shton se duhet të përqendrohen në projektet dhe muzikën e tyre si dhe të japin kontributin e duhur në tregun muzikor shqiptar.

“Si një nga artistët që i përkas kësaj estrade, që për fatin e keq është kthyer në një arenë sharjesh dhe zënkash nga artistët e hip hop-it nëpër rrjete sociale, e ndjej të them dy fjalë.

Më vjen keq që i shikoj në këtë lloj gjendjeje sepse mund të ketë dhe pasoja që s’do të donte njeri t’i kishte. Bëni artin që ju takon, bëni këngë të bukura, albume etj. Lërini sharjet e ofendimet se nuk ju çojnë kurrkund, përveçse ju marrin energjinë për të prodhuar”, është shprehur Doda.

 

Të fundit

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e...

Jonas Kepi në Shërbim të Shqipërisë: Një Diplomaci që Fillon nga Rinia

Në një kohë kur roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është gjithnjë e më i rëndësishëm, një emër i ri po fiton gjithnjë e...

“Negociatat me BE mund të mbyllen në 2027”/ Marta Kos vlerëson reformat e Shqipërisë

Në takimin e përbashkët të parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet e BE-së me NATO-n, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi shpejtësinë në zbatimin e...

IKMT konfiskoi pallatin pa leje në Vlorë/ Bici: Do kalojë për interes publik

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Tirana, se në Vlorë do të konfiskohet një pallat për problematikat e mungesës së lejes, kryeinspektorja Dallëndyshe...

Aksionet në Theth/ Meta nga qelia: Akrepi nuk do të ndalet deri sa t’ia fusë edhe vetes

Ish-Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga qelia aksionet për shembjen e objekteve në Theth. Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta akuzon Kryeministrin si albanofob dhe...

Lajme të tjera

Web TV