Pandemia/ Mbërrin Sputnik V, plani për vaksinimin masiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Dhjetë mijë vaksina ruse Sputnik V kanë mbërritur dje në Shqipëri për të vazhduar vaksinimin e popullatës. 10 mijë doza të vaksinës Sputnik V janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili ndodhej në Francë. Në mungesë të tij, vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj. “Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed.  Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, shkruan Rama.

Ditë më parë Rama nga Lezha la të hapur mundësinë për marrjen e vaksinave ruse. Kryeministri përsëriti qëndrimin e tij që nuk është gjeopolitike mosmarrja vaksinave ruse e kineze, por që ato nuk ndodhen në treg. Rama do të deklaronte pak ditë më parë se nëse BE do të ndryshojë qasje për vaksinat lindore, atëherë dhe Shqipëria do të rishikojë pozicionin e saj. “Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë.

Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen. Përsa kohë BE është e mbyllur ndaj këtyre vaksinave, ne jemi në krah të tyre”, tha Rama nga Lezha. Po jo vetëm arrdhja e vaksinave ruse, Shqipëria është e hapur edhe për të siguruar vaksinën kineze. Ambasada kineze në Shqipëri është e hapur që ti përgjigjet kërkesës së vendit tonë për të arritur vaksinimin e popullatës. “Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur.

Lexo edhe :  Elisa Spiropali takim me Kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar

Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme. Gjithashtu, kemi kënaqësi të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugëve të ndryshme dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme”, deklaron Ambasada Kineze.

Të fundit

Zbardhet vendimi/ 530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës

Do të jenë 530 punonjës të administratës publike që do të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0% për blerje...

Guardiola nxit Fodenin: Të rinovojë përjetësisht me Mançester Sitin

Pep Guardiola i ka kërkuar Fill Fodenit që të bëhet një lojtar i një klubi te Mançester Siti, duke ndjekur Erling Halandin në angazhimin...

Deri më 15 maj ndalohet në Durrës qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier

Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve...

Kompleksi i banimit në pushtetin e flakëve/ Si të mbroni shtëpinë me SIGAL

Zjarret janë një nga rreziqet më të mëdha që mund të përballoni në shtëpi. Përveç dëmeve materiale, ato mund të rrezikojnë edhe jetën e...

Trump bllokon ndihmat ndërkombëtare për 90 ditë: Do kontrollohen të gjitha!

Mes urdhrave ekzekutivë që Donald Trump firmosi me të marrë detyrën, ishte dhe ai që parashikonte pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare...

Lajme të tjera

Web TV