Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës/ Balluku: Kemi kryer të gjitha hapat paraprake, qeveritë e mëparshme nuk arritën që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë seancës së sotme plenare foli në lidhje me projektligjin për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel international, inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”.

Balluku tha se kontrata me kompaninë amerikane është ndarë me dy pjesë, ku në pjesën e parë do të edhe një studim i mirëfillte mjedisor. Në kontratën e dytë, ministrja nënvizoi se do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës.

“Një ëndërr e madhe e cila nuk ka gjetur mundësi që të realizohet deri më sot ndërtimi i Centralit të Skavicës. Është një instrumet rregullator i kaskadës së Drinit. Duhet thënë që qeveritë e mëparshme nuk arritën që ta plotësonin këtë vepër. Ne tashmë kemi kryer të gjitha hapat paraprake me kompaninë amerikane. Kontrata është ndarë në dy pjesë.

Kontratat e parë do të jetë midis KESH dhe Bechtel Interenational. Duhet pasur parasysh që kjo kontratë do të ketë kapituj që do të lidhen me studimin ambiental të zonës. Do të bëhet në studim i mirëfilltë mjedisor. Kontrata e parë do të fokusohet në përgatitjet e projektit teknik. 4-6 javë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda 30 ditëve do të negociojnë kushtet e kontratës së parë. Kontrata e fazës së dytë do të firmosë brenda tre ditësh pune nga data e finalizimit të saj, që do të përfshijë projektimin dhe ndërtimin e Skavicës. Ftoj deputetët që ta votojnë këtë projektligj. Përveç prodhimit të energjisë do të rriten kapacitete prodhuese për tre hidrocentralet ekzistuese dhe do të japë një zgjidhje për përmbytjet në zonën e nën Shkodrës.

Investimi nuk është një investim që behet nga Bechtel por nga qeveria shqiptare. Faza e parë e studimit do të mbulohet me fonde të KESH. Është një investim me shumën 550 milionë dollarëve. Për sa i përket fazës së dytë do të dalin edhe kapacitete prodhuese në këtë HEC dhe kapacitete që do të shtohen në tre hidrocentralet e tjera. Do ishte mirë që mos të shprehemi para studimit. Nëse ne do të jepnim. Do zgjedhoja ca më tepër shqetësimin që kanë shtruar deputetët e Dibrës të grupit parlamentar të PS-së. Do të ketë një kapitull të tërë për sa i përket përgjegjësisë sociale të qeverisë. Kemi një numër të pronave të cilat preken, por unë do të thoja që pa përfunduar studimi i parë, i cili do të nxjerrë zonat të cilat duhet të shpronësohen, por që do t’i gjendet zgjedhja.”– tha Balluku.

Të fundit

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes pashë disa njerëz të ulur...

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e...

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin...

Lajme të tjera

Web TV