“Tom Doshi është engjëll para Berishës e Metës”/ Rama reagon ndaj deklaratës së ambasadores Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama reagon pas mesazhit të ambasadores amerikane, Yuri Kim, se pse Partia Socialiste hesht për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë, sipas saj, të kuptojnë njerëzit se ata janë aleatë.

Në emisionin “Opinion”, kryeministri Rama tha se Tom Doshi është engjëll përpara Sali Berishës, Ilir Metës apo Monika Kryemadhit, ndërsa shtoi se ambasadorja nuk mund t’i rreshtojë edhe këta të fundit në listën e korrupsionit domethënës, pasi sipas kryeministrit, njëri është President dhe tjetra është bashkëshortja e tij.

“Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga dje te “Zëri i Amerikës”. Kam të njëjtën përgjigje edhe unë. Së pari, vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar për publikun atë që unë i kam thënë. Së dyti, nuk kemi asnjë dallim këtu me ambasadoren. Së treti, unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë, sesa thjesht individi për të cilin flasim, sepse ne duhet të merrmi me Saliun, që përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, me Ilirin, përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, me Monikën, përpara të cilës Tom Doshi është engjëll. Për sa i përket Tom Doshit, unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i SHBA. Është shumë e thjeshtë. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre. Për këtë arsye, ne as jemi aleatë, as do jemi aleatë. Që të jemi të qartë. Por, nëse për Tom Doshin korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA, unë e kuptoj shumë mirë pse SHBA nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Saliun, Ilirin, Monikën. Unë jo e përjashtoj veten, por as në këtë botë dhe as në tjetrën, nuk kam asnjë lidhje me ata dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë lloj korrupsioni. Kështu që prandaj unë e mirëkuptoj plotësisht që ambasadorja nuk mundet do t’i rreshtojë dhe ata tjerët, sepse njëri është President, tjetra është gruaja e tij. Unë di që ky është qëndrimi im. Ambasadorja, ambasada e SHBA dhe unë nuk kanë asnjë dallim në asnjë gjë, as te kjo”, u shpreh Rama.

Të fundit

Votim elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë, PD ngushton mundësitë, por në fund pranon

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Por ky model do...

Berisha sfidon Ramën: Dokumento shtrimin në spital të Agaçit, ka foto në kafene

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të vërtetuar se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nuk është larguar nga...

Punonjësit e CIA kërcënojnë Trump se do ua shesin sekretet shërbimeve të huaja

Pakënaqësia brenda Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), e shkaktuar nga politikat e zbatuara nga administrata e Donald Trump, kryesisht Departamenti i drejtuar...

Përse Sara dhe Dj PM nuk po bëjnë dasmën e shumëpërfolur?

Sara Berisha, pas disa spekulimeve për një dasmë të mundshme me DJ PM, ka sqaruar situatën në një deklaratë të fundit. Teksa ishte e...

FOTO/ Kjo është palestinezja, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Tiranë

Kjo është  Ryyan Aluan, palestinezja e cila u vra me thikë në Tiranë. Dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim dhe se këtë...

Lajme të tjera

Web TV