Elisabeta Imeraj zgjidhet në krye të prokurorisë së Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës.

Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara për shkak se nuk kishte dalë para vettingut.

Vendimi i sotëm e cakton Imerajn në këtë detyrë të lartë për një mandat 3-vjeçar.

Rregullorja e miratuar nga KLP për procedurën e ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokuroris?, e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Të fundit

Kryeministri Mitsotakis në katedrale pas homazheve shtrëngon dorën me Ramën e Berishën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërriti në katedralen Ngjallja e Krishtit’ për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...

Homazhe kryepeshkopit Anastas/ Mbërrin kreu i PD, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në kuadër të homazheve që po kryhen në nder të kryepeshkopit...

Javën e ardhshme prezantohen ndryshimet e mëdha te skema e pensioneve

Javën e ardhshme pritet të prezantohen opsionet e mundshme të reformimit të skemës së pensioneve në konferencën ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të pensioneve në...

Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Janullatos. Në Tiranë, delegacion nga e gjithë bota

Sot i jepet lamtumira e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Katedralja ngjallja e...

“Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po rilind”/ Rama inspekton punimet: Kushte optimale

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, inspektoi punimet që po kryehn në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Sipas Ramës, materniteti po rilind,...

Lajme të tjera

Web TV