Sipari i fushatës u hap

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Dy mitingje që ndiqnin njëri-tjetrin në orare. Kjo qepje këmbë pas këmbe duket se do të shenjojë këtë fushatë elektorale çka u pa dukshëm në ditën e parë të saj. Vonesa prej një ore e liderit të PD ndërsa në mitingun te “Nënë Tereza” prisnin militantët ca në makina e ca në rrugë, bëri që të përplasej në orar me mitingun që zhvilloi PS në sheshin “Skënderbej”. Gjithësesi si imazhet dhe diskursi ishte i ndryshëm. PS kish zgjedhur që në shtrirjen e gjerë të sheshit të tyre të vendoseshin kandidatët e saj për deputetë duke respektuar distancat në bazë të rregullave të pandemisë.

Ndërkohë vendosja e fillestare me rreshtim makinash që kish menduar PD, dhe që do ti ngjante shfaqjes së një filmi në fushë e ku spektatorët qëndojnë brenda automjeteve, nuk funksionoi. Me fillimin e mitingut militantët e PD i braktisën makinat për tu rreshtuar në këmbë me flamuj përpara tribunës dhe skenari i makinave thjesht bllokoi rrugët dhe bulevardin pa asnjë shkak. Shfaqja i ngjau një një dasme ku krushqit vijnë me makina pasi nusja e fitores ndodhet shumë larg. Aq larg sa dhe kryedasmori Basha e mori me nge ardhjen në event. E parë në këtë prizëm PD nuk doli dot nga skema e vjetër e mitingjeve që bënte dikur Berisha, megjithëse kushtet e pandemisë nuk mund të lejonin të njëtin skenar. Gjithësesi ajo çka pritej me kërshëri ishte se cili do të ish mesazhi që do të përcillnin liderët e dy partive më të mëdha. Për të ardhur keq kur ajo çka do të përbënte shpalosjen e objektivave të opozitës në fillimin e fushatës, i përngjau një fjalimi të vjetëruar apo një hartimi shabllon demagogjik.

Lexo edhe :  Popullsia e Evropës, Shqipëria e 31-ta, Kosova e 35-ta

Fjalimi i Bashës ishte ngritur mbi fabulën se “kuçedra Rama” ka zënë të gjitha burimet dhe i ka varfëruar të gjithë dhe se pikërisht ai, Basha dhe PD ka misionin për ta rrëzuar e për ta përzënë kuçedrën. Pak e lodhshme kjo panegjirikë kur elektorrati kërkon gjëra më direkte sesa të imagjinojë Bashën nën petkun e Shën Gjergjit duke vrarë dragoin. Në të kundërt, Rama, që ndonëse mund të ngjallë reagimin e dashuri – urrejtjes për mënyrën e tij të ligjërimit, tregoi sërish se di të mobilizojë, di të tregojë se di të godasë kundërshtarët por dhe të japë argumente se mandati i tretë i duhet jo për hir të PS por se kundërshtarët janë të çartallosur dhe të papërgatitur për pushtetin. Sipari i fushatës u hap. Nga një anë një skenë e rrëmujshme dhe tjetra e rreshtuar në betejë nga kryeministri dominant. Të shohim më tej.

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV