Pfizer nis provën e vaksinës kundër COVID-19 tek fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania farmaceutike BioNtech/Pfizer ka nisur vaksinimin tek fëmijët nga 6 muajsh deri në 11 vjeç, për të parë efektivitetin e saj te kjo kategori.

Qëllimi i kësaj prove është zbulimi i dozës ideale për fëmijët e moshave të ndryshme.

Sipas mediave të huaja, prova e Pfizer do të testohet me tre doza të ndryshme, 10, 20 dhe 30 mikrogramë dhe së pari do të jetë tek fëmijët nga 5-11 vjeç, më pas nga 2 deri në 4 dhe në fund nga 6 muajsh deri në 2 vjeç.

Aktualisht pjesë e provës janë 144 fëmijë, por menjëherë pasi të përcaktohet doza e duhur, eksperimenti do të marrë përmasa më të gjëra duke testuar 4 mijë 500 fëmijë.

Kompania synon që në gjysmën e dytë të vitit 2021 të ketë një rezultat dhe të mund të bëhet i mundur autorizimi i vaksinës tek fëmijët nën 12 vjeç.

Në fillim të këtij muaji, Moderna njoftoi se kishte filluar një provë të vaksinës COVID-19 te fëmijët e moshave nga 6 muaj deri në 11 vjeç.

Edhe vaksina amerikane “Johnson & Johnson” po planifikon gjithashtu të testojë vaksinën e saj COVID-19 tek fëmijët dhe foshnjat.

Eksperimentet e vazhdueshme lidhur me vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19 janë në kuadër të përpjekjeve për imunizimin e tufës dhe fundit të pandemisë.

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV