“Hap kolosal drejt fitores mbi këtë mortje “/ Vaksinimi masiv, Rama: Një nga ditët më të bukura të jetës time politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot ka nisur vaksinimi masiv dhe kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë ditë si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike. Rama shtoi më tej se jemi futur në fazën finale të kësaj lufte dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtare e mbi këtë mortje, që ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë.

‘Më besoni që kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike mbase më e bukura është shumë më tepër se çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore, sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi me shpirtin e mijera gjysheve e gjyshëve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar ku bota përballet me armikun e padukshëm kanë qenë të detyruar të mbyllen brenda dhe të privohen nga shumë orë në ajër të pastër.

Të privohen nga shumë ulje me njëri tjetrin dhe ndërkohë të mësojnë çdo ditë për bashkëmoshatar të tyre që ndërrojnë jetë si rezultat i marrjes së frymës dhe ndalimit të rrahjeve të zemrës nga agresioni i armikut të padukshëm Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtare mbi këtë mortje, që e ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdo njërin prej nesh të shikojë të ardhmen, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shohësh mijëra e mijera gjyshe e gjyshër, pa asnjë dallim që të marrin vaksinën dhe është një nga ato momente që kushdo e kupton që politika në vetvete nuk është diçka e keqe. Ka lindur për këtë, kur poltika bie në duar të mira patjetër që bën punë të mira. Kjo është një nga ato punë të mira që pa politikën nuk do të bëheshin dot kurrë. Pa politikën dhe diplomacinë, ne nuk do të arrinim dot të siguronim vaksinimin masiv të popullsisë, pasi në rajon ose nuk kanë bërë asnjë dozë ose po bëjnë vaksina simbolike. Duhet ta marrin seriozisht politikën.’- tha Rama.

Të fundit

Të gjitha sinjalet se një luftë mund të jetë e afërt!

BBC Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen sot në Bruksel në një samit të posaçëm për mbrojtjen, pasi presidenti i...

Görlach Global: Tajvani, Trumpi dhe “loja e madhe e pokerit”

Tajvani është në ankth për mbështetjen e SHBA: A do ta mbrojë Trumpi ishullin apo do ta sakrifikojë në një ‘marrëveshje’ me Kinën? Varet...

Macron: Do bisedoj me aleatët për mbrojtjen e Evropës me parandalimin bërthamor francez

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të diskutojë me aleatët evropianë mundësinë e përdorimit të parandalimit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin...

Shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër, pas tragjedisë, familja bëhet me një vajzë

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve i shpëton vdekjes. Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në...

Si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin...

Lajme të tjera

Web TV