“Po tregon një lidership të qëndrueshëm”/ Këshilltari i Tony Blair: Rama është përpara në sondazhe për mandatin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari i Tony Blair, i mandatuar 3 herë si kryeministër i Anglisë, Alastair Campbell ka komentuar hapjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri për zgjedhjet e 25 Prillit.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘instagram’ Campbell e ka shoqëruar tekstin e tij me foto nga sheshi Skënderbej teksa Edi Rama mbante fjalimin e çeljes së fushatës.

‘Foto nga fillimi i çeljes së fushatës së Edi Ramës. Ai është përpara në sondazhe dhe po duket mirë për një mandat të tretë radhazi si Kryeministër.

Edi tregon se çfarë është e mundur për të majtën e partive të Qendrës që e kuptojnë qendrën si dhe të majtën, dhe që japin një udhëheqje të qartë të qëndrueshme për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit”, shkruan ai.

Postimi i plotë: Nëse lojtarët anglezë bëjnë një shëtitje para ndeshjes, ata do të vërejnë se në Shqipëri po zhvillohet një fushatë zgjedhore.

Këtu janë foto nga fillimi i fushatës elektorale të Edi Ramës. Ai është përpara në sondazhe dhe duket se është pranë një mandati të tretë radhazi si kryeministër. Duke u përpjekur të kujtoj udhëheqësin e fundit të laburistëve me të cilin kam punuar, i cili fitoi tre mandate rresht.

Edi po tregon se çfarë është e mundur për të majtën e partive të qendrës që e kuptojnë qendrën njësoj si të majtën, dhe që tregojnë një lidership të qartë dhe të qëndrueshme për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit.

Të fundit

Ndryshimet ligjore/ Pritet që pensionet të shtyhen 4 muaj në vit për gratë!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili...

Urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump pas betimit

Donald Trump pritet të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë në fillim të mandatit të tij të dytë, të cilat adresojnë çështje të ndryshme, përfshirë...

Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë!/ Jeta e të dënuarit që i kalon ditët duke luajtur golf

Një shqiptar ka ngritur peshë Anglinë pasi jo vetëm ka arritur të bllokojë ekstradimin e tij drejt Belgjikës, ku akuzohet për trafik njerëzish me...

“Doja të shihja qiellin”/ Dita e dytë e armëpushimit, Izraeli liron 90 të burgosur

Izraeli ka liruar 90 të burgosur palestinezë, më shumë se shtatë orë pasi tre pengje izraelitë u liruan nga Hamasi dhe u kthyen në...

Nga Roosevelt, Kennedy e Jimmy Carter/ Një shekull i inaugurimeve presidenciale amerikane

Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit. 1Autokolona e presidentit Calvin Coolidge (pa...

Lajme të tjera

Web TV