Operacion i gjerë policor, tre në pranga në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre shtetas, njëri ndër ta i mitur, kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit. Mësohet se është ndaluar një tjetër i shpallur në kërkim kombëtar. Kështu u ndalua E.T., 38 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë A.Gj.,15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D., 15 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë. Nuk dihet saktësisht ende se çfarë ka ndodhur mes dy të miturve, por policia bën me dije se po punohet intensivisht për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Nga ana tjetër në pranga ra edhe B.SH.,49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pa rregullt”. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV