Balla: Bashkimi i fitoi të gjitha betejat në jetë, por fatkeqësisht humbi betejen me jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-kryeministrit dhe politikanit të njohur Bashkim Fino tronditi politikën shqiptare dhe jo vetëm.

Pas zhvillimit të homazheve, i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit ku përveç familjarëve dhe të afërmve, të pranishëm ishin edhe kolegë e miq të Finos.

Sekretari i Përgjithsëm i PS, Taulant Balla mbajti dhe një fjalim prekës gjatë ceremonisë mortore.
“Bashkimi i fitoi të gjitha betejat në jetë, por, fatkeqësisht, humbi betejen me jetën”, u shpreh Balla ndër të tjera.

Fjala e plotë e Ballës:

“Të dashur Diana, Megi dhe Redi,
Të dashur të afërm e miq të vëllait dhe kolegut tonë Bashkimit,
Sot është një ditë e rëndë për të gjithë ne. Humbën Bashkimin, bashkëshortin, prindin, mikun, kolegun dhe një nga pjestarët më të mirë të familjes së madhe të socialistëve shqiptarë, një nga njerëzit më të mirë të shqiptarisë.
Bashkimi i fitoi të gjitha betejat në jetë, por, fatkeqësisht, humbi betejen me jetën.
Sot të gjithëve na dhemb shpirti për këtë ndarje të parakohshme.
Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kishim akoma rrugë të gjatë për të bërë bashkarisht, i dashur Baçi.
Historinë e kemi të përbashkët, tani të ardhmen do ta kemi pa ty, o Baç i dashur.
Do të na mungojë buzëqeshja jote, fjala jote e matur dhe e mençur, këshillat e tua të dobishme për të gjithë, fuqia jote që si rrallëkush ke përballuar sfida të mëdha e të vështira.
Deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura, anëtar i forumeve drejtuese prej vitit 1993, katër herë ministër, zëvëndëskryeministër i Shqipërisë.
Shërbimin më të madh dhe të pakrahasueshëm, Bashkim Fino ia bëri vendin në kohët më të rënda e të rrezikshme, gjatë vitit 1997.
Si Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino kontribuoi në vetë të parë dhe si askush tjetër për shpëtimin e Shqipërisë nga gremina ku po e gremiste qeverisja e papërgjegjshme.
Ky pajtues i madh, u bë një shpëtimtar i madh, një shtetar i madh dhe i vendosur, i adhuruar prej të gjithë shqiptarëve.
Me këtë devocion e përkushtim, Bashkim Fino shërbeu në të gjitha detyrat politike, shtetërore, legjislative dhe publike.
Por tani që mbetëm pa Bashkimin, kemi filluar të ndjejmë se sa i madh ishte investimi dhe kontributi i tij politik, kombëtar e njerëzor, po aq e madhe është boshësia që ai la, me largimin e tij të parakohshëm.
Legjislaturën e tanishme Bashkimi ishte deputet i qarkut Fier. Të gjithë banorët e qarkut Fier, por në veçanti ata të Lushnjes, kidhin gjetur te Bashkimi shokun, mikun dhe deputetin që u delte zot për çdo nevojë.
Na ke mësuar keq edhe ne, i dashur Baç. Sepse të kishim kolegun e urtë, të mënçur, të gjendur, të matur dhe kurajoz, që na bëje të mos e humbisnim kurrë shpresën.
Sëmundja e mallkuar na e rrëmbeu Bashkimin në mes të garës, në të cilën socialistët fierakë e kishin dashur e vendosur në krye.
Tani kemi një shok më pak. Por kemi një testament politik, kombëtar e njerëzor më shumë, nga i cili ne, socialistët, duhet të frymëzohemi e nxitemi për t’i shërbyer më shumë Shqipërisë dhe qytetarëve.
Lamtumirë, shoku dhe vëllai ynë, Bashkim Fino.
Për të nderuar kujtimin e Baçit tonë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.
U prehsh në paqe.”

Të fundit

Legjenda Scholes kritikon Arsenalin: “Bleu dikë me karrierë të çuditshme

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka hedhur dyshime mbi nënshkrimin e Viktor Gyokeres nga Arsenali për shkak të...

A preken shqiptarët? Garanci 15,000 $ për të hyrë në SHBA, DASH publikon listën e vendeve

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së/ Turizmi dhe ndërtimi në rritje, bujqësia në rënie!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, doli sot në një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare. Ai u shpreh se ekonomia, punësimi dhe pagat po rriten....

Ndahet nga jeta farmacisti shkodran! Deputeti: Ishte njeri me vlera

Farmacisti i nderuar Kolec Daja, një prej figurave më të përkushtuara të farmacisë shqiptare ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 6 gusht. Ai ka mbyllur...

Përmbytje shkatërruese/ Vendi ‘mbërthehet’ nga stuhitë, mbi 100 persona të zhdukur

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi u përmbytën rrugë dhe ndërtesa, shkruan BBC. Më shumë se 100 persona rezultojnë të...

Lajme të tjera

Web TV