Dardha e kish bishtin skiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji Zgjedhor vendosi dje për “krasitjen” e listave të PD për zgjedhje. Janë 69 emra nga lista e stërgjatë që paraqiti PD në KQZ, me gjithsej 222 kandidatë kur dihet se numri i përgjithshëm i mandateve për parlamentin është 140. Duke shfrytëzuar një nen ku për rajone të veçanta mund të shtohen emra për të plotësuar herësin me 3, lista e PD u fry edhe 82 emra plus kapaciteteve të mundshme. Kështu nëse në Shkodër numri i mandateve është gjithsej 11, për ta bërë numrin e plotë në bazë të herësit me 3, mjafton të shtohej 1 emër dhe të paraqitej një listë prej 12 kandidatësh si parti. Por lista e PD ishte me 18 emra çka të bën të paqartë se ose si PD kanë probleme me aritmetikën, ose në këtë mes ka një hile. Përfaqësuesi i PD në Kolegj Zgjedhor u shpreh se ky vendim nuk respekton ligjin elektoral dhe favorizon partinë në pushtet por gjithsesi opozita do e zbatojë vendimin. Nga ana e saj selia rozë e cilësoi si një vendim nga ku nuk ka fituar askush përveç ligjit dhe se ky vendim i vë palët në kushte të barabarta garimi. Fakt është që të gjitha subjektet e tjera garuese në zgjedhje nuk kish bërë asnjë shtesë të pamotivuar përtej herësit në listat përkatëse. Kështu, në rajonin e Tiranës që ka 36 mandate, nuk ka patur nevojë për asnjë shtese sipas herësit, ndaj të gjitha partitë kanë paraqitur lista prej 36 kandidatësh. Vetëm PD kishte 9 emra më shumë duke bërë që lista e saj për Tiranën të shkonte në 45 kandidatë.  E thënë ndryshe, përballë një liste prej 36 kandidatësh që do ketë PS, do ketë 45 kandidatë të PD. E kjo është e vlefshme dhe për çdo subjekt tjetër.

Lexo edhe :  Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Vetëm nga kjo hile e vogël dhe shtim artificial të kandidatëve, PD synonte të maksimalizojë efektshmërinë në mbledhjen e votave. 9 kandidatë më shumë, të shpërndarë sidomos në zonat rurale dhe që i kërkojnë votat në fisin dhe miqësitë e tyre jo për vete, pasi e ditur që nuk dalin dot deputetë, por në funksion të partisë, do të ishte një element shtesë dhe i pabarabartë në përballje kundërshtarësh. Jo më kot në orientimet që qendra e PD jepte për qarqet ishte që nuk do të synohej vota individuale e kandidatëve por vetëm ajo për partinë si subjekt. Dhe në fakt, me 84 emra shtesë në lista, kjo e bënte të pamundur konkurrimin me listë të hapur të kandidatëve për të thyer renditjen. Por dardha e kish skiç bishtin, pasi kështu maksimalizoheshin votat nga inflacioni i kandidatëve.

Të fundit

Po kërkonin ushqim në Gaza, vriten 38 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë

Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën (sot, 6 gusht) në Rripin e Gazës derisa kërkonin ndihma në...

Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

Mbylljet e llogarive, të cilat Meta tha se ndodhën gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, vijnë si pjesë e përpjekjeve më të gjera...

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Konstantius II, Perandori i Ri që masakroi të gjithë pretendentët e fronit

Më 7 gusht të vitit 317, në qytetin e lashtë Sirmium të krahinës Pannonia – një qytet i rëndësishëm i Perandorisë Romake, i ndërtuar...

Trump paralajmëron tarifa prej rreth 100% për importet e gjysmëpërçuesve në SHBA

Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej rreth 100% për çipat gjysmëpërçues të importuar në vend, tha Presidenti Donald Trump. Ky veprim synon...

Lajme të tjera

Web TV