Vrasja e babë e bir/ Si u largua në Maqedoni Ardjan Çapja një ditë para krimit, mori me vete një gazetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardjan Çapja u arrestua nga policia një ditë më parë, pasi akuzohet  si porositës i vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan në 15 gusht 2012. Në kërkim është edhe nipi i Ardjanit, Florenc Çapja.

Sipas dosjes së publikuar, urdhri dhe financimi prej 50 mijë euro është dhënë nga dy anëtarët e familjes Çapja, ndërsa ekzekutorët do të ishin Ervis Bardhi, shok i viktimës Gentian Beqiri, Olsi alias Jorgo Leka, ndërsa vëzhgues Etien Cani dhe Klajdi Dokoli, shokë të viktimës.

Gazetari Elton Qyno, ka deklaruar në OPEN se Ardjan dhe Florenc Çapja, janë larguar në Maqedoni një ditë përpara, me qëllim pasjen e një alibie. Qyno tha se për ta përforcuar akoma më shumë këtë alibi, me vete Çapjat kanë marë dhe një gazetar të Elbasanit.

“Të dy ishin në Maqedoni ditën që ndodhi ngjarja. Kur janë marrë për t’u pyetur i kanë treguar vulat e njoma në pasaportë. Madje për ta bërë alibinë më të besueshme, kanë marrë dhe një gazetar të Elbasanit me vete dhe janë verifikuar të gjithë të dhënat. Florenci është mbajtur në burg për 30 ditë, dhe më pas është liruar”, tha Qyno.

Qyno foli edhe për “skenarin” që përdor Çapja për t’u shtruar në spital.

“Ky është një episod i përsëritur nga Ardjan Çapja. Është në spital për probleme me zemrën. Edhe në 2017 të njëjtën gjë bëri kur u sulmua policia në Elbasan. Ai po përdor gjithnjë këtë formulë. Këtë e bënë për të bindur gjykatën për të dhënë një masë më të butë.”, tha Qyno në OPEN. /Gazeta SHQIP

 

Të fundit

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë...

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën dhe u rrëzuan në tokë...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

Lajme të tjera

Web TV