Pse s’u vaksinua Bashkim Fino? Brataj dhe Rakacolli tregojnë arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri shqiptar, Bashkim Fino, u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, pas betejës së humbur me COVID-19. Pas vdekjes së tij, shumë homazhe u bënë nga forcat politike, si majtas e djathtas.

Në studion e “Real Story-t”, vdekja e tij u rikthye sërish në kryefjalë, por këtë herë, duke u ngritur pyetja se përse nuk u vaksinua ish-deputeti socialist.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, si pjesë e një paneli të ftuar ekspertësh në studio, thanë se Finos ende nuk i kishte ardhur radha për t’u vaksinuar, pasi janë vendosur disa prioritete.

Fillimisht thanë ata do të vaksinoheshin mjekët, personat mbi 85-vjeç, e tani ata mbi 75, për të vijuar më pas, me personat mbi 65-vjeç, por edhe të sëmurët kronikë, pjesë e së cilës ishte dhe Fino.

Skënder Brataj: Arsyeja janë me qindra e mijëra. Janë vendosur prioritete, ku janë vendosur të moshuarit në rezidencat e azileve, paralel me policët, mjekët, mësuesit dhe më pas do të vinte radha e 65-vjeçarëve dhe personave me sëmundje kronike. Shumë shkruajnë për këtë gjë.

Mira Rakacolli: Këtu ka një gjë, nuk ka aq shumë vaksina, në të gjithë botën aq sa ka njerëz. Prioritetet nuk vendosen nga ne, prioritetet vendosen nga ekspertë e vaksinimit, ne i besojmë atyre. Ata kanë parë edhe politikat e vendeve të tjera dhe kanë bërë një plan për vaksinimin.

Të fundit

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN...

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithë paralajmërimin për humbje...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë...

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja...

Lajme të tjera

Web TV