Fiton shuma të mëdha parash nga Instagram por nuk është njeri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trendi i cili po përdoret gjerësisht duke fituar para nga platforma Instagram, ka influencuar këdo por kujt do i vinte mendja se do ishte një figurë e cila nuk është njeri real që do fitonte kaq shumë para.

Bëhet fjalë për  “Lil Miquela” e cila është një imazh i krijuar në kompjuter që poston foto me rroba të stilistëve të famshëm, të shoqëruara nga tituj të menduar me kujdes. Ajo vesh rroba nga kompani serioze si Proenza Schouler, Coach dhe Balenciaga, dhe rekomandon produkte flokësh nga Ouai që “t’i rrinë flokët të butë si mëndafsh”.

Mikela ka 1 milion ndjekës në Instagram, shumica prej të cilëve janë të lindur pas vitit 1980 ose të lindur pas vitit 1990.

Ajo mbështet haptazi çështje shoqërore si manifestimet në mbrojtje të zezakëve të keqtrajtuar nga policia, “Black Lives Matters”, dhe ka bashkëpunuar me kompani si Prada për “Javën e Modës në Milano”. Madje, ka publikuar edhe disa këngë në Spotify.

Modelja 19-vjeçare nga Kalifornia e ka hapur llogarinë në vitin 2016 dhe ka marrë shumë famë në rrjetet shoqërore, me flokët e saj të zeza, shpesh të kapur me dy “topuza”. Ajo ka sy kaf, quka, dhe shkruan te profili se shkon në festivale muzikore si Coachella.

Por në prill ajo bëri një rrëfim:

“Unë nuk jam qenie njerëzore, Jam robot”, -shkroi në Instagram

Mikela është një “CGI” (Imazh i Krijuar me Kompjuter), që është “sjellë në jetë” nga një kompani në Los Anxhelos, e quajtur Brud. Ata janë të specializuar për inteligjencë artificiale dhe robotikë.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV