Pikat e kalimit kufitar “blindohen”, masa ekstreme kundër coronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taks-Forca e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia Kufitare dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në gjendje gatishmërie për “mbrojtjen” e shqiptarëve nga coronavisuri.  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi njësinë e shëndetësisë në Portin e Vlorës, ku janë marrë masat për zbatimin e protokolleve ndërkombëtare për pasagjerët e dyshuar si dhe pajisja me logjistikën e nevojshme.

“Përmirësimi i survejancës aktive është shumë i rëndësishëm, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. E rëndësishme është që shërbimi është 24/7 dhe bashkëpunimi me epidemiologun është i vazhdueshëm për ndjekjen e rasteve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë rikonfirmoi gjatë inspektimit në portin e Vlorës se, sipas shkallës së rrezikut dhe planet do të jenë të ndryshme, për të përballuar çdo situatë.Në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe portuale, aktualisht ka survejancë të përforcuar dhe masa higjieno-sanitare të shtuara.

Pas mbledhjes së dytë të Task-Forcës për koronavirusin e ri, në përgjigje të emergjencës globale të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë marrë masa për të rritur kontrollin, gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij si dhe gjendjen e karantinës nëse do jetë e nevojshme.

Shqipëria vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët dhe nuk ka asnjë rast të koronavirusit të ri në Shqipëri. Në zbatim të relomandimeve të OBSh-së, Ministria e Shëndetësisë ka rritur këshillimin për qytetarët tanë, që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV