U gjetën të zhveshur dhe njëri pa kokë në mes të Spanjës, të rinjtë ishin të dy nga Fushë-Kruja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohë më parë një lajm tronditës erdhi nga vendi i Spanjës ku u raportua për një aksident, ku dy viktimat ishin njëri shqiptar dhe tjetri rumun.

Por në fakt “Gazeta Shqip” raporton se të dy djemtë ishin nga Shqipëria, konkretisht nga qyteti i Fushë-Krujës.

Viktima, identiteti i të cilit tashmë dihet është 24-vjeçari Xhuliano Kora, ndërkohë burime për “Shqip” bëjnë me dije, se viktima tjetër është po ashtu patriot me Korën, 28-vjeçari M.T. Ky i fundit u raportua si rumun, por në fakt është shqiptar i martuar me një rumune.

Ajo që e bën të çuditshme atë që u quajt aksident është fakti që dy shqiptarët u gjetën pa rroba, ndërkohë që njëri prej tyre u gjet edhe pa kokë.

Jo më larg se dje, familjarët e Xhuliano Korës bënë apel për rikthimin e trupit të 24-vjeçarit.

Në një mesazh drejtuar redaksisë së Top Channel, ata thonë se e kanë mësuar nga persona të tjerë, më pas i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme, të cilët kanë dhënë vetëm emrin e viktimës dhe asnjë detaj në lidhje me aksidentin. Sipas tyre, ministria u ka thënë se cështja i takon shtetit spanjoll. Familja apelon që ambasada shqiptare në Spanjë të vihet në lëvizje për këtë ngjarje të rëndë.

 

Të fundit

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Lajme të tjera

Web TV