Te dera pret Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

 

Luli tani nuk mund të ndahet nga tufa, edhe pse po tenton me sa ka takat. Ndryshe përralla e vjetër se ‘e ha ujku’ e çon në gojën e Ilir Metës.

Çfarë po ndodh në vathin e opozitës?

Një derë e lënë hapur qysh prej fillimit:

Kjo është rruga drejt Amsterdamit në Holandë. Lulzim Basha, një riosh i joshur prej pinjollëve të Berishës që pas viteve 2000 dhe i garantuar në kullën e tij kanunore, nuk paskësh qenë aq ‘naiv’ sa e menduan. Kur e rekrutuan për ta bërë, pak nga pak, dashin e këmborës në familjen politike ‘Berisha’, ai i dorëzoi të gjitha, si një i sapo- burgosur. Dorëzoi rripin e pantallonave, komçat, telefonin, lidhëset e këpucëve…, veç një gjë bëri sikur nuk e kishte: Pasaporta Hollandeze. Sot e kësaj dite e shoqja e Bashës, që i bie të jetë zonjë e parë në një rast ekstrem, nuk voton në Shqipëri, sepse nuk ka shtetësi këtu. Por edhe fëmijët. Basha nuk paska blerë shtëpi, veçse i paska me qira në Tiranë. Pra ai mund të zbresë lehtësisht nga pullazi ku po valvit dy gishtat për fushatë elektorale, dhe të strehohet direkt në Hollandë. Atje nuk e ha ujku.

Dyert e tjera janë të mbyllura:

Një derë të pasigurt po përpiqet të hapë Lulzim Basha; dhe kjo është ‘qeveria e re pa asnjë idhtar të Berishës’. Deklaratën se ‘në qeverinë time’ nuk do të jetë asnjë nga ministrat e qeverive të kaluara, ishte përgjigja e Bashës ndaj planeve të fshehta që ka gjetur në veprimet e Berishës. Po cilët do të jenë ministrat e Bashës? Ai nuk i tregon, edhe sikur të jenë, sepse nuk do që t’ia kapin armiqtë e tij. Por edhe e di mirë se nuk do të ketë ministra; thjesht deklarata e tij është një rrethim ndaj Berishës.

Dyert e tjera i ka mbyllur vetë Berisha:

E shikoni çfarë po ndodh në ‘vathin’ e opozitës, së pari në strehën e PD? Për herë të parë në histori, Berisha nuk i shkoi Bashës në hapjen e fushatës elektorale ku u mblodhën 470 makina në sheshin e Tiranës. Basha erdhi në miting me një vonesë prej një orë e gjysmë; vinte pas një seance ‘dushi’ që  kishte bërë brenda në kacolle. A do të vazhdojë ta ‘rrahë’ Berisha pafundësisht Lulzim Bashën? Sigurisht që jo. Që tani ai, në takime private me njerëz që përhapin lajme në vend dhe në botë, ka nisur të betohet se ‘nuk ka punë’ me Lulin. Si provë imediate ka dhënë performancën e fëmijëve dhe të dhëndrit. Ku kishte ‘va lumi’ të PD që të mos shfaqej Jamarber Malltezi? Ai është edhe një lloj sekretari në forumin e lartë të PD. Megjithatë nuk duket asnjë sekondë në fushatën e Lulit. Mendoni që Malltezi tani ka më shumë nevojë për karshillëk ndaj politikës dhe ndaj publikut, për shkak të akuzave të një korrupsioni të tmerrshëm ku është kapur. E megjithatë e hedh poshtë këtë flamur.

Lexo edhe :  Në ditëlindjen e Stalinit, Tirana vazhdon të përkujtojë “21 Dhjetorin”

Po ditën kur Basha i PD do të humbë zgjedhjet, çfarë ndodh me Berishën?

Fillesa e çështjes është po kaq e rëndësishme. Me prezencën dhe me mos- prezencën e tij, doktor Berisha ka ndikuar në humbjen e Bashës në 25 prill. Madje edhe deklaratat e tij kundër vaksinimit të popullsisë, qytetari dixhital që thotë se vdekjet janë shumëfish…, të gjitha këto e kanë ulur besimin dhe simpatinë e zgjedhësve ndaj PD. Edhe prezenca e Berishës si ‘kashè i pamposhtur’ dhe kryetar paralel i PD, ka bërë që si publiku i brendshëm edhe aleatët ndërkombëtarë të ‘tremben’ dhe të thonë: “Jo, nuk është koha që të votohet PD’.

Ditën e humbjes Berisha do të ketë një ofertë tjetër . Oferta lidhet me tre elementë: a) Pamundësia për ta mbajtur më Bashën në krye të PD; b) panevojëshmëria për një Bashë me pesë humbjesh; c) marrëveshja e lidhur mes Berishës dhe Metës për të ardhmen e PD.

Meta po pret që të vijë në krye të PD:

Kjo nuk mund të ndodhë direkt; dmth nuk mund të ndodhë që Meta të dalë nga presidenca, të vijë në mbledhjen e Këshillit të PD dhe Basha ta prezantojë “Ja, zoti Meta do të jetë kryetari juaj”. Jo, sigurisht. Pas humbjes së Bashës, në krye të PD mund të vijë vetëm vetë Berisha. Ai ‘thesar’ 30 vjeçar klanor nuk mund të dorëzohet pse dikush voton, veçse në duar të të kontraktuarve. Berisha ka një marrëveshje të vjetër me Ilir Metën. Herë janë grindur e herë janë afruar, por që nga viti 1994, ata janë ortakë të pandarë. Kurbani i parë ishte Fatos Nano në burg, në 1993. Por përgjatë rrugës, marrëveshja ka qenë edhe politike; domethënë kryesisht jashtë- politike. Sidoqoftë, bashkë. Ilir Meta ka kohë që e ka në dorë këtë kontratë; të paktën që ditën kur deklaroi se  pas 25 prill ‘lë karrigen e presidencës dhe marr kryesimin e  Opozitës”.

… Dera e parë e Bashës mbetet dera e hapur për të.

 

 

Të fundit

Bien temperaturat, si do të jetë moti gjatë fundjavës

Meteorologia Tanja Porja ka treguar sesi do të jetë moti gjatë ditëve të fundjavës. Ajo tha se mëngjesin e të...

Bonus edhe për administratën në fundvit, 120 mln lekë në dispozicion/ Zbardhen detajet

Këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës shtetërore. Mesohet se me aktin e fundit normativ, qeveria ka vendosur të shpërndajë bonus...

Zbulohet kushti i Parashqevi Simakut për t’u rikthyer në Tiranë

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte...

“Do e ruaj gjithmonë”, Spiropali reagon për dhuratën që Rexhep Selimi i dërgoi nga Haga

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar sot për dhuratën që luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, i dërgoi nga Haga dhe të cilën ia...

Proda takim me shefat e rinj të komisariateve, zbardhen porositë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me shefat e rinj të komisariateve të policisë në vend. Drejtor...

Lajme të tjera

Web TV