Champions League/ Vinicius bën Ronaldon, Reali gjunjëzon Liverpoolin! City fiton në minutat e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjet e para të çerekfinaleve të saj dhe Reali i Madridit nuk ka gabuar në fushën e vet, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Liverpulit.

Në fakt, fati i kësaj ndeshjeje është vulosur që në pjesën e parë, teksa Vinicius Zhunjor shfrytëzon mirë pasimin mjeshtëror të Tonis Krosit dhe e kalon Realin në epërsi në minutën e 27-të. Vetëm 9 minuta më pas, madrilenët do të dyfishojnë shifrat, me Marko Asension dhe, përtej një pretendimi të qenësishëm të spanjollëve për një 11-metërsh, me këtë epërsi të dyfishtë të vendasve do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do të nisë më mirë për anglezët. Mohamed Salah do të gjejë rrugën e rrjetës për miqtë në minutën e 51-të, duke dhënë edhe shkëndija për një rizgjim të Liverpulit në 40 minutat e mbetura.

Po këto shpresa fashiten vetëm 14 minuta më pas, kur Vinicius Zhunjor godet zgjuarsisht dhe përshëndet rrjetën, duke rikthyer epërsinë dygolëshe të madrilenëve. Epërsi që mbetet në fuqi deri në fund dhe Reali i Madridit merr me vete një fitore 3-1 për ndeshjen e kthimit në Angli me Liverpulin. Ndërkaq, një fitore do të marrë me vete për ndeshjen e kthimit edhe Mançester Siti, që ka vuajtur në shtëpi për të mposhtur Borusian e Dortmundit 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllet me epërsinë minimale të anglezëve, që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të De Bryjnes, në minutën e 19-të. Në pjesën e dytë, 6 minuta para fundit të kohës së rregullt, Marko Rojs do të barazojë shifrat për gjermanët, duke krijuar idenë e një barazimi të vyer. Por është i riu Fil Foden ai që do të gjejë një gol në fund për skuadrën e Mançester Sitit, që merr një fitore 2-1, por Borusia e Dortmundit merr me vete një gol të çmuar në fushën të huaj për ndeshjen e kthimit. Të mërkurën luhen ndeshjet e para të dy çifteve të dyta çerekfinaliste dhe Bajerni i Mynihut pret Paris SG-në, kurse Çellsi viziton Portugalinë për t’u ndeshur me Porton.

Të fundit

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

Shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar dy antibiotikë të rinj potencialë, të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, që mund të luftojnë...

Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Pas disa ditësh nxehtësie të lartë dhe thatësire, rrugët e kryeqytetit dhe zonave përreth janë përfshirë nga një frymë freskie, falë reshjeve të pakta...

E rëndë/ Sherr mes adoleshentëve në Maliq, ndërron jetë 14-vjeçari në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali,...

Lajme të tjera

Web TV