FMN: Pas recensionit, rritja ekonomike në Shqipëri do të shkojë në 5%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet me ritme të ngadalta këtë vit si pasojë e krizës së pandemisë. Këto janë pritshmëritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili në raportin e fundit për “Pasqyrën Ekonomike Globale” vlerëson se ekonomia do të rritet me 5% në 2021, duke ulur kështu pritshmëritë pasi në vlerësimin e fundit parashikonte një rritje prej 6.1%.

Ndërsa për vitin e kaluar, FMN raporton se ekonomia e vendit u tkurr me 3.5%, një rezultat i ngjashëm më atë të publikuar pak ditë më parë nga Instat prej 3.3%.

Në raport me rajonin, Shqipëria rezulton me rënien më të ulët pas Serbisë, teksa më I prekur nga pandemia është Mali i Zi për shkak edhe të varësisë së lartë nga turizmi, ekonomia e të cilit u tkurr me 15.2% një vit më parë.

Ndërsa në vendet e tjera si Kosovë, Maqedoni e Bosnje Hercegovinë recesioni ka qenë më i zbutur duke mos kaluar 6%.

Parashikimet e institucionit financiar ndërkombëtar shkojnë thuajse në linjë me atë të vetë qeverisë e cila pret që ekonomia të rritet me 5.5% këtë vit, teksa banka qendrore është më konservatore në vlerësimet e saj dhe ka një pritshmëri për rritje ekonomike në nivelin e 4.9%./ Top Channel

Të fundit

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Lajme të tjera

Web TV