Pas Oriola Marashit, një tjetër modele shqiptare “pushton” pasarelat e “Guess”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oriola Marashi ka lidhur një kontratë me markën më të njohur të veshjeve dhe aksesorëve “Guess” në tetor të vitit të kaluar. Modelja shqiptare ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” me një nga veshjet e saj të preferuara. Ylli ndau në Instagram disa video duke u përgatitur nga grimierët për spektaklin, ndërkohë që ajo nuk ngurroi të shkëpusë disa çaste nga momentet parapërgatitore.

Modelja ka qenë edhe më herët pjesë e sfilatave të “Guess” dhe debutimin e saj të parë për firmën e pati disa muaj më parë. Fama e saj i ka kaluar prej kohësh kufijtë shqiptarë dhe sot është një nga modelet më të kërkuara edhe jashtë vendit. Marashi ka bashkëpunuar po ashtu me disa marka të njohura veshjesh.

Tani është momenti i ish-Missit shqiptar dhe modeles së njohur, Megi Luka që të bëhet pjesë e pasarelave të ”Guess”. Këtë lajm e dha vetë modelja nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ndau me ndjekësit e saj disa foto nga zyrat e “Guess”, krahas së cilave shkruante:

“Po, një aventure të re! Faleminderit Paul Marciano, Guess.” Kujtojmë se Megi Luka u shpall Miss Universe Albania në vitin 2015.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV