Balla: Banorët e Shtërmenit e kanë ndarë mendjen që vota e tyre duhet të jetë për PS dhe jo për PD e LSI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e zonës Shtërmen të qytetit të Cërrikut.

Balla e nisi fjalën e tij duke u premtuar banorëve nisjen e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza brenda pak muajve.

Ai tha më tej se ky problem do të ishte zgjidhur më parë, por këto dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për Shqipërinë për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

“Na duhen investime në Shtërmen, na duhen investime në Cërrik, po këto investime mund t’i sigurojmë vetëm nëse kemi më shumë të ardhura. Do të vazhdojmë të kemi një vëmendje të shtuar në këtë njësi administrative dhe në këtë bashki. Por, që Andi të ketë mundësi të bëjë gjënë e duhur për Cerrikun, i duhet Edi Rama”, tha Balla.

Numri dy i Partisë Socialiste ironizoi edhe LSI, për të cilën tha se nëse punët lihen në dorë të tyre asgjë nuk shkon siç duhet.

“Nëse do ta bësh një punë shkel e shko, jepja LSI-së. Edhe arën t’ua japësh ta punojnë, nuk e bëjnë siç duhet. Nuk del bari po e punoi tokën LSI”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, u bëri thirrje banorëve të zonës që të bashkohen me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për të çuar betejat deri në fund.

“Është koha që betejën kundër pandemisë ta fitojmë, betejën e rindërtimit ta fitojmë, atë të reformës në drejtësi ta fitojmë. Është koha e ngritjes së pagës minimale ta fitojmë”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla tha se banorët e Shtërmenit e kanë ndarë mendjen që vota e tyre duhet të jetë për PS, e jo për PD e LSI.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV