Balla në Librazhd: Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për drejtimin që do të marrë Shqipëria në 10 vitet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Librazhdit.

Teksa u ndal tek dy fatkeqësitë që prekën Shqipërinë, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia, Balla tha se tashmë falë punës së bërë nga PS dhe qeveria Rama, gjërat po rrjedhin në drejtimin e duhur.

Më tej, numri dy i PS përmendi investimet në këtë qytet, konkretisht ato në shkolla, në sheshe, në kanalizime dhe në rrjetin e ujit të pijshëm.

“Çdo metër katror asfalt do të kthehet më e bukur sesa ishte. Nuk quheshim qytet aspak me atë rrjet kanalizimesh të ujit të pijshëm dhe ato të ujërave të zeza që kishim. Jam i kënaqur që punët po shkojnë drejt përfundimit. Ne kemi bërë gjithë punët, tani na ka mbetur vetëm pjesa e fundit”, tha Balla.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Librazhdi ka filluar të transformohet vetëm pasi Edi Rama mori qeverisjen e vendit.

“Vetëm pas vitit 2013, Librazhdi hyri në listën e qeverisë shqiptare. Ne në 4 vitet e fundit kemi rikonstruktuar apo ndërtuar nga fillimi plot 270 shtëpi të familjeve të varfëra në Librazhd. Nuk e ka bërë këtë asnjë bashki tjetër”, tha Balla.

Akuzave të PD, se PS nuk ka bërë asnjë punë në Librazhd, Balla i përgënjeshtroi duke përmendur të gjitha investimet e bëra nga qeveria Rama dhe PS deri më tani në këtë qytet.

“Po këta ku jetojnë? Po sheshet e qytetit? Po parku, gjithë prita e lumit Shkumbin, për të cilën do fillojë puna për ta çuar deri në Rrapun? Nuk qenka bërë punë në Librazhd?! Sot ne kemi arritur ta kemi ndihmën ekonomike thuajse 10 herë më të lartë. Kemi nisur një proces të rritjes së mundësisë së punësimit në Librazhd”, tha ai.

Lexo edhe :  Edi Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së? Ja çfarë deklaroi Kryeministri

Balla ritheksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit, për të cilat tha këtë herë ato vendosin drejtimin që do të marrë Librazhdi dhe Shqipëria jo në 4, por në 10 vitet e ardhshme.

“Të vendosim për të votuar të gjithë së bashku për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Është e rëndësishme të kujtojmë së çfarë hiqnin mësuesit kur vinte data 15 gusht për të marrë emërimet dhe mos harroni si bëhej tek shtëpia e drejtorit të arsimit të PD-së. Koha kur në Librazhd emërimet bëheshin me lekë ka përfunduar. PS do të marrë plot 78 mandate”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla u bëri thirrje banorëve të votojnë Edi Ramën dhe PS, për të përfunduar të gjitha punët që janë nisur.

“Transformimi i Librazhdit është duke vijuar. Jemi duke punuar për t’i dhënë qytetit një qendër kulturore të re. Tek kinoteatri kishte që kur është bërë që nuk ishte vënë dorë. Në 25 prill duhet të votojmë për njeriun që i ka dhënë Librazhdit përfaqësimit që duhet. Ky është mandati vendimtar për Librazhdin”, përfundoi Balla.

Të fundit

Ilir Meta betohet nga burgu se do u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke thënë...

Sukses në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’/ Realizohen dy operacione të avancuara në zemër

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë kardiake, duke realizuar me sukses dy operacione të avancuara në...

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 39 vjeçar në Tiranë. Ai dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Nga kontrolli në banesën e këtij...

Punëtori bie nga skela/ Policia arreston 40 vjeçarin, procedohet administratorja e firmës

Një 61 vjeçar ka rënë nga skela gjatë rikonstruksionit të një objekti dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Policia e Tiranës...

Pinë mbidozë medikamentesh, përfundojnë në spital një 15-vjeçare dhe një 38-vjeçare

Në pavionin e Toksikologjisë kanë shkuar për ndihmë mjekësore një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën...

Lajme të tjera

Web TV