Brataj paralajmëron një valë të tretë të covid në Shqipëri: Nuk po respektohen masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse situata epidemiologjike në vendin tonë aktualisht paraqitet e qëndrueshme, ku sot u regjistrua edhe numri më i ulët i infeksioneve që nga shtatori, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, parashikon një valë të tretë.

Sipas Bratajt, vala e tretë pritet për shkak të grumbullimeve nga partitë politike, ku nuk respektohen masat.

“Nuk po respektohen masat. Ka grumbullime të vazhdueshme. Mua më shqetëson më shumë fakti i spostimit drejt qyteteve të vogla apo fshatrave të largëta që ishin thuajse të virgjëra. Vala e tretë nuk do të jetë asnjëherë si e para apo e dyta. Do të ketë një rritje fiziologjike, por asnjëherë ajo situatë që është parë në nëntor apo shkurt-mars. Më shqetëson fakti që nuk shoh asnjë parti politike që të bëjë thirrje, ruani distancën, mbani maska, por vazhdon ajo vala.”, tha Brataj.

Gjatë një interviste për A2, Brataj pati edhe një apel për qytetarët.

“U drejtohem qytetarëve, nuk mund të jemi kaq të papërgjegjshëm, pasi pasojat janë të mëdha. Edhe Izraeli që është vendi i parë në botë në për vaksinimin, por sërish vdekshëmria është e lartë. Edhe nëse ke bërë dozën e parë apo të dytë, nuk të përjashton që të përhapësh virusin”, tha Brataj.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i ulët i rasteve ditore që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, autoritetet njoftuan se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të prekur me koronavirus.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV