Të shtëna në mes të shkollës në SHBA/ Plagosen disa persona, mes tyre edhe oficerë policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën disa persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe oficerë policie, pas një sulmi me armë në një shkollë mesme në  Knoxville, Tennessee të hënën. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Austin-East Magnet rreth orës 15.00 me orën lokale.

Për mediat, zëdhënësi i Knox County Schools, Carly Harrington tha se shkolla u mbyll si një masë sigurie. Nuk ka ende të dhëna në lidhje me viktimat apo me personin e armatosur.

Policia tha se një në fushën e bejsbollit prapa shkollës në fjalë u organizua një mekanizëm ribashkimi, në mënyrë që prindërit të paraqiten e të marrin fëmijët.

“Ndërtesa e shkollës është siguruar dhe nxënësit që nuk ishin të përfshirë në incident u janë dorëzuar familjeve të tyre tyre,” tha Kryeinspektori Bob Thomas.

Sipas abcnews.al, Guvernatori i Tennessee Bill Lee tha gjatë një konferencë për shtyp se po e vëzhgon situatën nga afër dhe bëri thirrje për lutje.

Të fundit

Ndeshja me Letoninë, Sylvinho në konferencë: Ka nisur numërimi mbrapsht

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar punën që ka bërë kolegu i tij te Letonia, skuadër me të cilën...

 “The Gold”, sezoni i dytë – Një dramë britanike mbi milionat e vjedhura

Nga Rebecca Nicholson Në fund të sezonit të parë të The Gold, oficerët e skuadrës së njohur Flying Squad të policisë metropolitane kuptuan se, përkundër...

Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, nuk do ta besoni sa kushton ai sot

Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të kushtueshëm në botë. Transfermarkt është sajti më i njohur në botë për vlerësimin e lojtarëve...

Zyrtare: Interi prezanton trajnerin e ri, firmos kontratë për dy sezone

Cristian Chivu, trajneri i ri i Interit. Pasi “lau duart” me Simone Inzaghin pas humbjes në finalen e Champions League, Presidenti Marotta ia ka...

Irani njofton: Do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Irani ka deklaruar se shumë shpejt do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara propozimin për një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV