A duhet bërë vaksina anti-Covid gjatë Ramazanit? Përgjigjet mjekja e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme për të gjithë besimtarët myslimanë nisi Muaji i Ramazanit e bashkë me të edhe agjërimi. Në programin “Abc e e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishëm Albana Daka, Artenisa Ozaj dhe Enertila Bekteshi, të cilat ndanë me ne përvojën që ato kanë me muajin e shenjtë.

Pyetja që të gjithë bëjnë në këtë kohë është nëse mund të bëhet vaksina gjatë agjërimit duket se mori përgjigje.

“Unë do thosha vaksinimi sidomos te personat që nuk e kanë kaluar Covid-in, pra që edhe nuk kanë një sensibilitet të shtuar në raport me ata që e kanë kaluar, nuk është ndonjë problematikë. Megjithatë në raste të caktuara në qoftë se në dy ditët apo 24-48 orë mbas vaksinës mund të komplikohet me një temperaturë të lehtë mund të jetë edhe një pauzë ato ditë për të marrë ndonjë ilaç. Në finale është shëndeti i parë në të gjitha besimet si atë islam dhe të krishterë”, tha doktoreshë Albana Daka.

Doktoresha u ndal edhe tek të mirat që agjërimi i fal shendetit tonë, pasi ai gjatë këtij procesi bën një detoksifikim të vetes. Ndërkohë psikologia Enertila theksoi se përqëndrimi tek njerëzit që agjërojnë është më i lartë se aktiviteti i kategolaminës është më i lartë dhe parandalon depresionin, ankthin.  Gjithashtu ajo është e befasuar sepse të rinjtë janë ato që gjithmonë e më shumë janë dashamirës ndaj besimit dhe traditave fetare.

Artenisa Ozaj, një katolike, tregoi se përherë shtron iftar për miqtë e saj myslimanë që mbajnë rregullisht agjërim.

“6 vite që shtroj iftar. Miqtë e mi më kanë treguar dhe mësuar se kur ti shtron iftar Zoti ta quan sikur ke agjëruar për aq ditë sa kemi agjëruar edhe ne”./

Të fundit

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët...

29-vjeçari grek dyshohet se vrau veten, a ka lidhje trafikanti shqiptar?

Një ekip i FBI-së greke është dërguar në Lesvos për të hetuar faktet e çuditshme në rastin e vdekjes së rojes bregdetare, 29-vjeçarit, Nikos...

Një hungarez mund të bëhet Papa i ardhshëm, cilat janë lidhjet e tij me Viktor Orban?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një...

Rekord botëror, letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 300 mijë paundë

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i fundosjes së Titanikut është shitur në ankand për një shifër rekord prej 300 mijë paund. Pasagjeri...

“Po jua them për herë të parë”, Rama tregon pse mbledh vetëm gratë në mitingje

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Vlora në takim me gratë dhe vajzat. Ai tha se po e thotë për herë...

Lajme të tjera

Web TV