Reali i Madridit dhe Mançester Siti, për të mbrojtur fitoret e ndeshjeve të para në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhen sonte takimet e kthimit të dy çerekfinaleve të tjera të të Ligës së Kampioneve. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve do të luajë sonte ndeshjet e kthimit të dy çifteve të tjera, nga ku do të dalin edhe dy gjysmëfinalistet e tjera. Në ndeshjet e para të çerekfinaleve të saj dhe Reali i Madridit nuk ka gabuar në fushën e vet, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Liverpulit.

Në fakt, fati i kësaj ndeshjeje është vulosur që në pjesën e parë, teksa Vinicius Zhunjor në minutën e 27-të dhe Marko Asensio 9 minuta më pas, kanë gjetur rrugën e rrjetës për Realin e Madridit, duke bërë që me këtë epërsi të dyfishtë të vendasve do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, ndonëse Mohamed Salah do të gjejë rrugën e rrjetës për anglezët, Vinicius Zhunjor do të gjejë edhe një tjetër gol, duke vulosur fitoren 3-1 të Realit të Madridit.

“Nuk do të shkojmë në Liverpul për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë, – ka këmbëngulur trajneri i madrilenëve, Zinedin Zidan, duke vijuar: “Kjo gjë nuk do të ndodhë. Reali kërkon gjithmonë të fitojë ndeshjet. Jemi gati për një sfidë tjetër të madhe. Faktorët emocionalë dhe fizikë ecin së bashku. Ajo që ka rëndësi është gatishmëria që skuadra ka për ta fituar këtë ndeshje.”

Ndërkaq, një fitore ka marrë me vete për ndeshjen e kthimit edhe Mançester Siti, që ka vuajtur në shtëpi për të mposhtur Borusian e Dortmundit 2-1. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllet me epërsinë minimale të anglezëve, që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të De Bryjnes, në minutën e 19-të. Në pjesën e dytë, 6 minuta para fundit të kohës së rregullt, Marko Rojs do të barazojë shifrat për gjermanët, duke krijuar idenë e një barazimi të vyer.
Por është i riu Fil Foden ai që do të gjejë një gol në fund për skuadrën e Mançester Sitit, që merr një fitore 2-1. Në bazë të shortit të hedhur paraprakisht, fituesja e duelit Mançester Siti-Borusia Dortmund përballet me Paris SG-në, ndërsa ajo e çiftit Real Madrid-Liverpul, ndeshet me Çellsin.

Të fundit

Berisha nis parashikimet/ Rama do të përfundojë në burg si narkodiktatori i Panamasë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë të njëjtin fat si...

Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë...

Haribo tërheq ëmbëlsirat nga tregu pas gjurmëve të kanabisit

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ. Autoritetet raportuan se janë zbuluar...

Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito vendos të flasë, zbulon të vërtetën

Moderatorja e njohur Kiara Tito në një intervistë të bërë së fundmi ka zbuluar më shumë nga jetë e saj personale si dhe marrëdhënia...

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve kanë vendosur...

Lajme të tjera

Web TV