Rama ndalon fjalimin dhe kritikon socialistët pasi i çuan lule: I jepen lule një burri më thoni?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Peshkopia ku vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar votën qytetarëve dibranë për mandatin e tretë qeverisës.

Teksa po fliste për para simpatizantëve të PS, Rama u surprizua me një tufë me lule, por kjo nuk i pëlqeu kryeministrit. Ishtë një vogëlush që i dha një tufë me lule, por Rama kritikoi socialistët, duke u thënë se ka ikur koha e udhëheqësve të vjetër, duke kujtuar Enver Hoxhën.

“Po këtë zakon që i sillni lule udhëheqësit pse nuk e hoqët akoma? I jepen lule një burri më thoni? T’i je në rregull xhan s’kam gjë me ty, Aurora hajde merri zemër! E kanë nga e vjetra që udhëheqësit i jepen lule. Ma preu aty ku po flisja për fëmijët.”, tha Rama.

Duke komentuar deklaratën e Lulzim Bashës disa ditë më parë në Dibër ku premtoi rihapjen e Universitetit, kryesocialisti Rama tha:

“Dëgjova që Luli kishte thënë do hapim Universitetin në Peshkopi. Prapë nga e para. Ne nuk do hapim Universitet, do të bëjmë që vajzat dhe djemtë e Dibrës të shkojnë në Universitet në Tiranë. Universitetin në Peshkopi e hap Luli edhe dekan do keni Xhelal Mziun”.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV