“6 persona me shkopinj bejsbolli erdhën drejt meje”/ Zbardhet dëshmia e policit në Mamurras

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Askush nuk i identifikon me emra të përveçëm të dyshuarit e familjes Fufi në Mamurras, tre prej të cilëve përfunduan në pranga për sulmin me shkopinj bejsbolli ndaj një polici, i cili pak orë më herët kishte kontrolluar një lokal në pronësi të tyre për lojërat e fatit.

Burimet tregojnë se si vetë efektivi i prangosur tanimë, David Madani ka identifikuar njërin prej tyre në këtë grup ç’ka ka sjellë zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

I gjendur vetëm dhe i veshur civil, pasi kishte përfunduar shërbimin dhe po kthehej në banesën me qira, drejt policit David Madani u afruan me shpejtësi dy automjete.

“Njëri porsche cayenne me xhama të zinj dhe tjetri Audi Q5, prej andej zbritën 6 persona me shkopinj bejsbolli në duar dhe u drejtuan drejt meje”, rrëfen oficeri.

“Mes tyre njoha Mir Fufin për të siguruar mbrojtjen nxora armën e shërbimit nga brezi, e mbusha dhe qëllova në ajër dy herë duke ju thënë mos u afroni, mos bëni gabim të afroheni. Ata pavarësisht thirrjeve, të acaruar më goditën”, shton oficeri i policisë.

Gjatë gjithë kohës që agresorët po e godisnin efektivin dhe që më pas rezultuan se ishin Nikoll, Rudolf dhe Gjon Fufi, sipas qëndrimit të tij , ai gjuajti tre herë të tjera në mënyrë të pavullnetshme dhe të pakontrolluar duke plagosur dy kolegët që gjendeshin me sherbim në afërsi të vendngjarjes si dhe njërin nga sulmuesit e identifikuar si Nikoll apo Mir Fufi. Dy policët e plagosur nga rikosheti janë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja të cilët tregojnë se gjendeshin në distancë në çastet e përplasjes.

Pikërisht në dëshminë e tij polici i arrestuar për plagosje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme tregon se si paraditen e ngjarjes kishte qenë i planizuar me shërbim turni i parë në stacionin e Mamurrasit.

Lexo edhe :  Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

“Rreth orës 9.30 me thirri shefi i stacionit i cili më tha se do shkojmë për kontroll. Së bashku me policin Ilir Zeka me mjetin shevrolet me mjetin policia 2118 u nisëm pas mjetit privat të shefit dhe u ndalëm në lokalin e Lek Fufit. Pasi hymë në lokalin kafe bilardo kontaktuam një person të quajtur Mir Fufi dhe i bëmë të ditur arsyet e kontrollit. Por ky shtetas debatoi me shefin dhe urdhëroi shoqërimin e këtij personi drejt postës”, thotë ai cituar nga Top Channel.

Pikërisht pasi ky person është liruar , katër orë më pas polici u sulmua dhe identifikoi njërin prej tyre i cili mbeti i plagosur në vend. Por ndërkohë ende nuk janë identifikuar tre personat e tjerë pasi polici që gjuajti me armë deklaron se ata ishin gjashtë.

Të fundit

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. “Komisioneri Shtetëror...

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa persona që shesin sende të...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

Lajme të tjera

Web TV