Pse sheh vazhdimisht në ëndërr sikur partneri të tradhton?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni nga gjumi gjithë nerva, e djersitur nga sikleti dhe të shihni gjithë nerva partnerin. Ai ju tradhtoi, ju tradhtoi para syve tuaj, por në ëndërr

Kjo ëndërr, është kaq reale sa je gati të zihesh dhe t’ia nxish jetën për një tradhti që në fakt s’ka ndodhur (ose të paktën ti s’di gjë).

Po çfarë do të thotë një ëndërr e tillë? Pse shihni vazhdimisht partnerin duke ju tradhtuar ne dikë tjetër?

1. Keni frikë se ai do t’ju tradhtojë

Ky është shpjegimi thelbësor i këtij skenari. Nëse e shihni në mënyrë konstante, do të thotë se jeni e pasigurt për veten dhe lidhjen tuaj, shkruan Bustle.

2. Ju kanë tradhtuar më parë

Nëse jeni me dikë i cili ju ka tradhtuar më herët, ëndrra tregon se keni akoma probleme me besimin tek ai. Frika se lidhja juaj s’është e sigurt ju mundon, por nëse është kështu kërkoni ndihmë.

3. Është një “pengesë e tretë” në lidhjen tuaj

Edhe nëse ti nuk ke asnjë provë që vërteton se partneri ka interes romantik për dikë tjetër, mund të ndjesh që diçka po ndodh mes jush. Mund të jetë puna e tyre, një shok i tij, apo rikthimi i një ish-i. Gjithçka që të bën të ndihesh e lënë pas dore ose e tradhtuar. E mira është të komunikosh me të.

4. Ndihesh e keqtrajtuar

Ky problem manifestohet në ëndrra të tilla më shumë nga ç’mendoni ju.

5. Ke frikë nga braktisja

Tradhtia në ëndërr nxjerr në pah frikërat e pavetëdijshme të tilla si frikra nga të qenit vetëm, apo braktisja.

6. Ju s’e besoni njëri-tjetrin

Lexo edhe :  Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Një ëndërr e tillë në mënyrë të shpeshtë tregon që nuk keni besim tek njëri-tjetri. Tregohuni të ndershëm dhe flisni hapur, citon Anabel.

7. Ti dyshon që ai po të tradhton

Lajmi i mirë është që ëndrrat me tradhti janë rrallë një sinjal i një tradhtie prej vërteti. Mund të na ndodhë të gjithëve, edhe nëse jemi në lidhjet më të shëndetshme. Kjo ndryshon nëse ëndrra përsëritet aq sa kthehet në makth.

Është e thjeshtë t’i injorosh sinjalet e tradhtisë si; fshehja e telefonit, daljet e shpeshta pa arsye apo ftohja fizike- thjesht sepse s’do të përballesh me to. Në fakt, kjo lloj ëndrre është një dyshim i gjallë i asaj të cilës i druhesh: tradhtisë!

Të fundit

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet për shërbimet shëndetësore

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike. Një ndër platformat më...

Lajme të tjera

Web TV