Veliaj ndan me studentët disa lajme të mira, zbulon projektet e ardhshme për rininë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në sallën e Këshillit Bashkiak një grup studentësh nga universitete të ndryshme të kryeqytetit, me të cilët shkëmbeu ide për projekte për rininë. Një ndër propozimet e kryebashkiakut ishte që në çdo cep të Tiranës të krijohen hapësira për të rinjtë që kanë pasion teknologjinë, e cila është e ardhmja.

“Projektin pilot të TUMO-s që kemi nisur tek “Air Albania”, do ta çojmë në nivel makro te “Piramida”, ku shkojmë nga 500 nxënës që mësojnë teknologji informacioni, në 5000 nxënës. Por ideja është që ta bëjmë këtë në çdo qytet. Në Tiranë kemi bërë 8 biblioteka të reja, sigurisht që ka nevojë për më shumë, por e gjetëm me zero”, u shpreh Veliaj.

Ai foli edhe për kartën e studentit, e cila tashmë ofron 1050 shërbime të ndryshme. “Tjetër fushë ku avancuam shumë është Karta e Studentit, si pjesë e Paktit me Universitetin. Aty kemi kaluar mbi 1050 shërbime. Duhet ta kishte bërë administrata e kaluar, por nuk e bëri”, vijoi ai.

Ndërsa, një lajm i mirë për të gjithë studentët, është edhe fakti që në Bashkinë e Tiranës zhvillohen praktika kundrejt një pagese për të rinjtë, duke i motivuar ata.

“Në Bashkinë e Tiranës i kemi praktikat të paguara. Për 1 mijë studentë japim mundësinë që të ndërtojnë CV-në e tyre, për të shpangur atë pyetjen: ‘Ku ke punuar më përpara?’. Pra, kjo mundësi ndihmon studentët që kur të kërkojnë punë të mos e fillojnë nga zero”, shtoi Veliaj.

“Një nga gjërat që duam të bëjmë më mirë është të rrisim fondet për grante për start up-et rinore. Mjafton të kesh një ide të mirë dhe merr grantin, të cilin s’ke nevojë ta kthesh”. Ky është një tjetër projekt i Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar studentët që të integrohen sa më lehtë në jetë, pasi të dalin nga bankat e shkollës.

Lexo edhe :  Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Ndër të tjera, kreu i Bashkisë foli edhe për konviktet, që po rindërtohen nga e para, me cilësi më të mirë dhe me kushte më moderne. Veliaj shkëmbeu ide edhe për vitin e ardhshëm, ku Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ai inkurajoi të rinjtë që t’i kushtojnë një vëmendje të veçanë sepse do ketë turistë nga e gjithë bota dhe plot aktivitete për rininë.

Të fundit

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Lajme të tjera

Web TV