Drejtori i Rendit Publik Ylli Vasili deklaron se nga dita e parë e fushatës zgjedhore e deri sot policia ka evidentuar 13 ngjarje vepra penale që lidhen direkt me procesin zgjedhor. I ftuar në emisonin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, Vasili tha se këto 13 ngjarje kanë të bëjnë me shkatërrim prone zgjedhore që janë 3 raste Fier, Cërrik, Berat me dy autorë, pengimin e subjekteve zgjedhore me 3 raste në Durrës, pengimi i të drejtës për tu shrprehur dhe grumblluar dhe manifetsuar me 4 raste në Ersekë, Tropojë 2 raste, Divjakë me 7 autorë, dhe falsifikim të materialeve zgjedhore edhe rezultatit të zgjedhjeve 2 raste dhe 1 rast korrupsion aktiv i lidhur me zgjedhje me shpërblim me 1 të arrestuar në Pukë.
Lidhur me ngjarjen e Kavajës në të cilin mbeti i plagosur sekretari i degës së PD të këtij qyteti në një qendrën elektorale, Vasili tha se nuk është ai autoriteti që mund të përvcaktojë motivin, lidhjen apo jo me zgjedhjet por i takon prokurorisë ta bëjë këtë gjë. “Vetëm prokuroria përcakton se kujt i përket dhe ku klasifikohet kjo ngjarje” tha ai.
Ndëkrohë që drejtoti Vasili bëri publikë broshurën që do pajiset çdo punonjës i policisë me rregullat që duhet të dijë dhe zbatojë gjatë ditës së votimit. Ajo që ndyshon këtë proces aktual zgjedhior me të mëpërshmin është përcaktimi i rregullit që nuk lejohen grumbullime dhe tubime të personaave të ndryshëm përpara një qendre votimi. Vasili shpjegoi se policia do ndërhyjë në rast se Komisioni Zonal Zgjedhor dhe kryetari i kërkon asaj shpërndarjen e personave që janë grumbulluar një atë qendër.