Na çatë telefonin… na çatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Thuhet se në ditët e këqija edhe armiku duhet. Domethënë, që edhe me të mund të biem në dashuri. Imagjino kur armiku është veçse një objekt. “Sindromi i Stokholmit” tanimë ka marrë dhenë. Të gjithë tanimë kemi rënë në dashuri me armikun tonë më të madh potencial. Ai është telefoni portativ që e quajmë: celular. Ti je duke dremitur pas dreke se helbete, je lodhur nga puna 8-orëshe, kur… cërrr, – telefoni. Hë mor kush u kujtua tani…?

-Jemi nga kompania e dyshekëve. Kemi një ofertë për ju. Alamet dysheku…

Aman ore se mbi dyshek jam, jo në dysheme. Po i dolën sustat këtij vij vetë andej nga dyqani. Shyqyr zoti çdo 100 metër ekspozitë dyshekësh shoh. Njëri më i mirë se tjetri. Pastaj ne kemi fjetur në kashtë e s’na ka gjetur gjë….

Mirëpo pasdite teksa ndjek programin e preferuar në televizor, ku ca burra duan të përputhen me do gra, që aman o Perëndi…  telefoni më tërheq përsëri vëmendjen. Më plas xhani dhe sytë nuk i heq nga ekrani, por dhe përgjigjem njëkohësisht. Se kemi mësuar teknikën që duhet të bëjmë dy punë njëherazi. – Alo… Këtë herë oferta kish të bënte me tiganë e tepsi. Ulje çmimi e postë falas deri te dera e shtëpisë. Rast më të mirë s’kishe ku gjeje. Hap derën e sobës: katër tepsi e dy tiganë. Veç të plaste boksi me gruan në blija një tjetër. Iku tigani bashkë me emisionin. Nuk e pashë në u përputh mësuesja nga Lushnja me poetin prej Ulqinit. Lëre se na u bastardua jeta me këto emisione… Mirëpo celularin ne nuk e heqim nga dora. As nga priza. Dhe ai të bie në dy pas mesnate. Të ngrin gjaku. O ka vdekur njeri, o ka plasur lufta me grekun për ndarjen e detit. Alarm i rremë. Tjetri, që jeton matanë botës e që s’i korrespondon ora, mendon sikur këtu jemi në kohën e kafesë: Mos kam ngatërruar numrin e telefonit? Trap je ti apo bën vetë? Fuck You…

Lexo edhe :  PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Në mëngjes, ende pa larë sytë e dhëmbët celi sërish: Cërrrrr… Kush djallin është që me sabah mor aman?

Jemi nga partia politike e Qendrës nga e Majta në të Djathtë. Po bëjmë një sondazh. A mundemi të marrim 5 minuta nga koha juaj? Për zgjedhjet e kemi fjalën… 

Jooooo… Perëndi e madhe. Ky është kulmi i durimit. Më mirë më flisni për “zotin tonë Jehova”. Këtu të vjen ta përplasësh celularin në tokë e ta bësh 400 copash. Në djall të vejë… Por jo. Ne e fusim me kujdes në xhep, nisemi në punën 8-orëshe e presim telefonatën e radhës.

Të fundit

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona...

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe orë me diell. Era do të...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Lajme të tjera

Web TV