Florenc Hoxha ish kreu i policisë bashkiake në kohën kur kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë kryetar bashkie, po hetohet në gjendje të lirë lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në Vaqarr ku së bashku me simpatizantë të PD kanë ndaluar shpërndarjen e inftarit te besimtarët myslimanë që agjërojnë.
Sipas policisë Hoxha është vënë nën hetim për plagosje me dashje.
Ka qenë B. G. ai që ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës.
Por ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë”, thotë policia.