‘Befason’ Lorik Cana, prezanton me mall ish të dashurën e tij (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lorik Cana mes siguri ka bërë për ujë të ftohtë bashkëshorten e tij mbrëmjen e sotme. Si fillim ai ndau në Instagram disa fjalë shumë të ndjera për një ‘ish-partnere’ të tij. Loriku shprehet se sot kishte parë ish-in pas 10 vitesh dhe se aty kishte kuptuar se e kishte marrë malli.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi Loriku në postimin e tij.

Dhe më pas vendosi që ish të dashurën e tij bukuroshe ta prezantonte me gjithë publikun. Ndërkohë që të gjithë pritëm me zemër të ngrirë ta shikonim se për kë bëhej fjalë, ai publikoi thjesht videon e makinës së tij të vjetër.

E gjithë kjo ishte një rreng nga Loriku, që ne nuk e dimë si do e ketë pritur Monica. Nëse nuk ka qenë në dijeni të gjithë kësaj me siguri Loriku do e ketë “pësuar keq”.

Ndërkohë kujtojmë se në janar të 2020-s ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare u bë baba për herë të dytë. Monica solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Ata kanë edhe një djalë të quajtur Boiken, që nuk e kanë prezantuar ende me publikun, njësoj si të voglën.

Të fundit

Pas “black out-it”, bien rrjetet telefonike/ Çfarë po ndodh me Spanjën?!

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga “black out-it” me rrymën elektrike, që e ktheu Spanjën dhe Portugalinë në...

Befasia e zgjedhjeve në qarkun Tiranë: Më uruan për ditëlindje, ca të tjerë për mandatin

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia doli me dy mandate. Mbi 49 mijë shqiptarë në rang vendi i besuan kësaj force të re...

“Jeta jonë është një shfaqje”, Nicole Kidman refuzon idenë e një filmi me bashkëshortin!

Nicole Kidman nuk ka plane të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj Keith Urban në ekranin televiziv. Kur u pyet nëse dyshja do të bënin...

Prizren, akuzohet për përdhosje të Kuranit, nisin hetimet për të dyshuarin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte...

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të shëndetshëm. Ja 10 përfitime që...

Lajme të tjera

Web TV