Veliaj në Petrelë: Vazhdo rri i djathtë, por më 25 Prill voto Partinë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në shkollën e re 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë. Ai tha se prindërit do duan të sjellin fëmijët e tyre në këtë shkollë, e cila është padyshim një ndër më të bukurat në vend.

“Është pa dyshim një nga shkollat më të bukura në Republikë. Është bekuar nga një natyrë e jashtëzakonshme, nga kodrat, nga malet, nga Lugina e Erzenit, nga ky gjelbërim i rrethuar me pemë, por mbi të gjitha është rrethuar me dashuri nga të gjithë njerëzit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku bëri thirrje që çdokush, i majtë, apo i djathtë duhet të votojë për Partinë Socialiste më 25 Prill, për më shumë investime si këto.

“Vazhdo rri i djathtë, por na duhen shkolla si kjo që fëmijët tanë të bëhen akoma më të mirë se ne! Vazhdo rri i djathtë, por le t’i çojmë gjërat përpara bashkë, siç u hap aeroporti i Kukësit, të hapet edhe ai Vlorës e Sarandës! Vazhdo rri i djathtë, por voto Partinë Socialiste që siç është bërë Tirana, të bëhet edhe Durrësi, që me portin e ri do ketë pa fund punësim e të mira edhe për gjithë zonën e Shqipërisë së Mesme! Vazhdo rri i djathtë, nuk ka asnjë problem, por jepja votën Edi Ramës dhe Partisë Socialiste që të bëjmë edhe rrugën e Gurrës, edhe rrugën e Taganit! Vazhdo rri i djathtë, s’ka asnjë problem por jepja votën Edi Ramës dhe numrit 12 që të vijojë vaksinimi për gjithë popullsinë! Vazhdo rri i djathtë, por jepja votën Partisë Socialiste, numrit 12, që të mbarojnë të gjitha shtëpitë në Petrelë dhe kudo ku kemi ende punë për të bërë!” u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Beteja e të vegjëlve - Shehaj fitoi në Tiranë, Lapaj fitoi në Shqipëri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për gjithë Tiranën tha se nuk ia vlen të kthehemi pas në vjetërsirat e 30 viteve, tek ata që në vend të shkollave të hapin dyert e burgjeve.

Të fundit

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Lajme të tjera

Web TV