Kryeministri Edi Rama ka bërë një mbyllje të fushatës si asnjëherë tjetër në jetën e tij.
Në qytetin e Vlorës, djali i tij i vogël, Zaho Rama, mori mikrofonin dhe tha: “Mirëmbrëma, unë e dua Vlorën”.
Këtu u mbyll dhe fushata elektorale e PS për zgjedhjet e 25 prillit.
“Hajde Zaho këtu, tani do ju prezantoj dikë, që thotë po dola mirë në shkollë a do më çosh në Vlorë?
Thotë po notova në det, a do më çosh në Vlorë, është i dashururuar me Vlorën,” tha Rama