U pezullua për 10 ditë pas rasteve të mpiksjes së gjakut, SHBA rikthen në përdorim vaksinën ‘Johnson & Johnson’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Amerikane e Barnave, pas një pauze 10 ditore të vaksinës kundër COVID-19, “Johnson & Johnson” vendosi rifillimin e përdorimit të saj menjëherë.

Megjithatë në vaksinën amerikane do të ketë një etiketë paralajmëruese rreth mundësisë jashtëzakonisht shumë të rrallë për të shkaktuar mpiksjen e gjakut.

Vaksina u pezullua në SHBA me qëllim rishikimin e saj, pasi 15 mijë persona nga 8 milionë të cilët morën dozën e parë të saj, pësuan mpiksje të rrezikshme gjaku.

Agjencia Amerikane e Barnave, vendosi që dozat e vaksinës “J&J” të merren vetëm nga personat mbi 18 vjeç dhe të paktën 10 milionë doza të vaksinës, të dërguara nga fabrika e kompanisë në Holandë, mund të aplikohen menjëherë në SHBA.

Jesse Goodman, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetoën në Uashington dhe një ish-shkencëtar kryesor në FDA, tha se rreziku nuk ishte i parëndësishëm, por ende i vogël për t’u shqetësuar.

Gjatë kësaj jave edhe Agjencia Evropiane e Barnave hoqi çdo kufizim dhe hezitim lidhur me vaksinën amerikane.

Vendimi i Agjencisë Amerikane të Barnave dhe Agjencive Federale për të pezulluar përkohësisht vaksinimet me vaksinën e “Johnson& Johnson”, erdhi 10 ditë më parë, më 14 prill, pas shfaqjes së rasteve me trombozë të gjakut që shkaktuan shqetësim tek vendet të cilat kishin filluar përdorimin e saj.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV