Gjendet i vdekur burri ‘hero’ që u hodh nga ura për të shpëtuar gruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë ka vdekur pasi u hodh në lumin Tamiz në qendër të Londrës, për të shpëtuar një grua që kishte rënë në ujë. Heroi kishte tentuar të shpëtonte gruan që e kishte parë te binte nga ura London Bridge mbrëmë vonë.

Grupet e emergjencës që erdhën në skenë kishin shpëtuar gruan e përmendur, dhe një burrë të dytë që kishte hyrë në ujë për të ndihmuar. Por me gjithë kërkimet me helikopter dhe barka, ata nuk arritën të gjenin burrin që u hodh i pari në ujë.

Trupi i tij u arrit të gjendej vetëm mëngjesin e sotëm.

Një zëdhënës i policisë së Londrës tha: “Grupet e emergjencës u thirrën mbrëmë rreth orës 00.12 pas raportimit se një grua kishte rënë në lumin Tamiz. Dy burra kishin dëshmuar rënien e gruas nga ura dhe kishin tentuar ta shpëtonin. Roja bregdetare dhe policia arritën të shpëtonin gruan dhe një prej burrave.”

“Për fat të keq me gjithë kërkimet e gjera me helikopterë e njësi detare, burri i humbur nuk u gjet. Vetëm mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i një burri që besohet se është njeriu i humbur i incidentit. Të afërmit e tij janë njoftuar dhe po u jepet mbështetje nga oficerët e policisë”.

Të fundit

Shqiptarët orientojnë kursimet në lekë/ BSH: Frenohen depozitat në euro

Depozitat në monedhën kombëtare kanë pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2024. Qytetarët por edhe bizneset kanë ndryshuar qasje...

T’i hysh detit të pensioneve me këmbë

Nga Fatos Çoçoli Pardje u zhvillua në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për Reformën në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri. Banka Botërore është një institucion ndërkombëtar, që...

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

TIRANE- Prokuroria e Posaçme kërkoi sot që 8 ish zyrtarët e marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të shpallen fajtorë për akuzën...

Kush mund ta ndalojë Donald Trumpin?

A mund të ndalohet Presidenti Donald Trump? Më saktësisht-me një Kongres që kontrollohet nga Republikanët – deri në çfarë mase do të jetë sistemi...

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi shkencor irlandez. Studiuesit, të udhëhequr nga...

Lajme të tjera

Web TV