Lejet e qëndrimit/ Shqiptarët bëjnë ‘namin’ në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 80% e lejeve të reja të qëndrimit të dhëna për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Bashkimin Europian janë dhënë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj. Sipas të dhënave të Eurostat vetëm në vitin 2018 janë dhënë mbi 50 mijë leje qëndrimi për një periudhë më të gjatë se një vit, nga rreth 62 mijë e 500 leje që janë dhënë në total. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit me kohë të gjatë janë rritur me 17%.

Sipas Eurostat, 15% e lejeve të tjera të qëndrimit që janë dhënë për herë të parë janë lëshuar për një periudhë kohë për 6 deri në 11 muaj. Ndërsa 4% e lejeve, rreth 2280 leje, janë dhënë për një periudhë kohë 3 deri në 5 muaj.

Vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët janë vendet fqinje si Italia (23,147 leje) dhe Greqia (16,936 leje), të cilët përfaqësojnë mbi 60% të totalit të lejeve të lëshuara nga vendet e BE-së.

Megjithatë që pas vitit 2013, lejet e qëndrimit të lëshuara nga Gjermania janë rritur me një ritëm të shpejtë (shiko grafikun). Gjermania përgjigjet për 16% të lejeve të qëndrimit të lëshuara në total në vitin e fundit. Prej tyre, pjesa më e madhe, mbi 6600 leje janë dhënë për më shumë se 12 muaj.

Ndërkohë vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit pas Gjermanisë, renditet Mbretëria e Bashkuar me mbi 3000 leje të lëshuara në vitin e fundit, Franca me 2143, Suedia me mbi 1500, dhe Kroacia me 1088.

Lexo edhe :  Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian kanë lëshuar së bashku rreth 4416 leje qëndrimi për herë të parë, çka përfaqëson 7% të totalit.

Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit jepen për arsye familjare, por vitet e fundit janë vënë re edhe një shtim i lejeve të qëndrimit të dhëna për arsye studimi apo punësimi. Vetëm lejet e qëndrimit të dhëna për arsye punësimi shënuan një rritje më të madhe se 70% në krahasim me një vit më parë./Monitor

Të fundit

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Lajme të tjera

Web TV