Celibashi: Brenda 48 orësh del fituesi i zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur përjashto ato raste ku ka akoma radhë votuesish në qendrat e votimit. Duhet të merren emrat dhe dokumentet e identifikimit dhe vetëm ata do të lejohen të votojnë. Të paktën nga informacionet që ka KQZ mund të thotë se ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia. Nuk mund të mungonin disa incidente që janë bërë të zakonshme. Por në përgjithësi mund të thuhet se ishte një proces zgjedhor në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik për faktin se ishte shumë i vështirë dhe u realizua në një kohë shumë të shkurtër pa një rast të dytë sa i përket kohës. Sikurse në tërësi për procesin e votimit dhe për atë që procesi u zhvilluar por disa konkluzione mund t’i themi.

Janë më pak se 200 qendra votimit, rreth 167, ku nuk është përdorur pajisja e identifikimit biometrik. Në 86 prej tyre nuk është paraqitur operatori dhe në pjesën tjetër për shkak të vështirësisë për ta përdorur. Ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë.

Ishte mjaft i vështirë. Tani që procesi i votimit ka përfunduar shohë të nevojshme të sjell në vëmendje se ky moment është shumë i rëndësishëm. Shpresoj që edhe këtë fazë të angazhimit të tyre, komisionerët do ta qasin në përputhje me parashikimet e kodit. Është rast t’u bëj thirrje partive politike që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di kush i ka fituar këto zgjedhje. Çdo deklarim i bërë pa nisur procesi i numërimit nuk do i shërbente qetësisë së këtij procesi.

Shpresoj që gjithë lidershipi politik ta ketë të kuptuar se ka nevojë për qetësi në këtë moment. KQZ ka marrë masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orës për partitë dhe pastaj të vazhdojë me procesin e numërimit për kandidatë.

Të fundit

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me...

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik. Qeveria...

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Ndarja e jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Lajm i pabesueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës, Artan Lame, pas një operacioni në zemër. “Lajm i...

Lajme të tjera

Web TV