Shishe molotovi, sëpatë, thikë e libër sekti fetar me vete/ Pamje të 37-vjeçarit që tentoi të digjte kutitë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar pamje nga momenti kur një 37- vjeçar në Fier kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit. Incidenti ndodhi pasditen e së dielës, pak pas mbylljes së procesit të votimit në fshatin Agim.

Në pamje mund të shihet 37-vjeçari me iniciale M. P., i cili mban në dorë një shishe më lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’u vërë flakën kutive. 37-vjeçari u neutralizua nga forcat policore që ndodheshin në qendrën e votimit për t’u siguruar për mbarëvajtjen e procesit.

Policia njoftoi se fillimisht personi në fjalë , banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit. 37-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier ndërsa policia sekuestroi tre shishe molotov, një sëpatë dhe thikë dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë. sb/abcnews.al/

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV