Dokumenti/Zbulohet e shkuara problematike e kryebashkiakut të Librazhdit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën është ajo që ka vënë në lëvizje prokurorinë e Përgjithshme duke kërkuar formularin e vetëdeklarimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të verifikuar të kaluarën e kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra.

Sipas kallëzimit të depozituar pranë prokurorisë së Përgjithshme, theksohet se Rexhep Hana kërkon që të verifikohet dhe hetohet Kastriot Gurra, që është eprori i tij, pasi sipas tij, ka indice dhe dyshime se në vitet 2007-2008 kryebashkiaku aktual ka falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd.

Në atë kohë prokuroria me dosjen 994, nisi hetimet për Gurrën me akuzën se falsifikoi vulën e ujësjellësit për formimin e një bordi të ri me qëllimin vendosjen e një drejtori të ri në krye të ujësjellësit. Sipas kallëzimit, Kastriot Gurra në atë kohë u shpall në kërkim.

Pikërisht këtë pjesë të padisë së Rexhep Hanës, Kastriot Gurra nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit dhe për këtë sipas tij është në kushtet e ndalimit për t’u zgjedhur në krye të bashkisë së Librazhdit. 

Ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Kastriot Gurra, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të larte publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr 138/2015. Ai në vitin 2008 ka qenë në hetim nga Prokuroria e Rrethit gjyqësor Elbasan për procedimin penal nr 944, vepra penale “Falsifikim i vulave i stampave ose formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, neni 188 Kodi Procedurës Penale” thuhet në padi. Gjithashtu, Rexhep Hana i kërkon prokurorisë që të mbledhë provat, ndërsa PD-së i kërkon që të ndjekë këtë kallëzim. Hana shprehet gjithashtu se disponon dosjen e plotë 994 të vitit 2008 të prokurorisë dhe nëse i nevojitet organit të akuzës është gati t’ia vendosë në dispozicion. Kastriot Gurra, i cili fitoi zgjedhjet për bashkinë e Librazhdit më 30 qershor, i bashkohet listës së emrave të denoncuar, që kanë probleme me sistemin e drejtësisë, si Valdrin Pjetri i Shkodrës, (i dorëhequr), Agim Kajmaku i Vorës (në kërkim nga drejtësia) Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës./Fjala.al/

Të fundit

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Çfarë mungon në verën ideale për fëmijët? Hapësirat publike bujare

Të bëhesh prind të bën të shohësh qytetet ndryshe. Meritojmë më shumë sesa parqe të mbyllura dhe pishina për fëmijë me dry Rhiannon Lucy Cosslett Nuk...

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për përparim në bisedimet për armëpushim në konfliktin në Gazë, duke bërë thirrje që palët...

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballen me gjykatën Këtë të hënën,...

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV