Një person është vetëplagosur në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., 30 vjeç.
Ky i fundit dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.