Sassoli mesazh për të rinjtë shqiptarë: Mos e humbni shpresën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli me anë të një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se ka ardhur në Shqipëri për të shprehur solidaritetin me të prekurit nga tërmeti.

Në fjalën e tij të shpërndarë në Twitter, Sassoli thekson se ai vetë dhe vendet anëtare do të punojnë shumë që negociatat të hapen sa më parë. Sassoli ka dhënë edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë duke thënë se nuk duhet ta humbin shpresën.

“Parlamenti Evropian dhe Komisoni evropian  dhe drejtuesit e vendeve anëtare të BE janë në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk do të heqim dorë. Do të vazhdojmë të vazhdojmë të punojmë shumë për një votë pozitive.

Dua t’ju them veçanërisht të rinjve shqiptarë ju lutem mos e humbni shpresën. Ne duam që ju të bëheni pjesë e Familjes Evropiane. Së bashku ne mund ta bëjmë që të ndodhi kjo gjë. Duhet të kemi besim dhe të vazhdojmë së bashku në rrugën që keni nisur. ” ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian.

Të fundit

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të...

Paketa e Maleve/ Mbi 1800 aplikantë, ja si do të jepet statusi për të investuar

Paketa e Maleve është një projekt i iniciuar nga Qeveria për të afruar emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve...

Xhaka arrin marrëveshjen me klubin anglez, rikthimi në Premier League pothuajse i kryer

Granit Xhaka i ka komunikuar klubit të tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron të transferohet te Sunderland, raporton gazetari i njohur David Ornstein për...

Trump nxjerr sërish SHBA nga UNESCO, çfarë pasojash ka ky vendim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), sipas dy diplomatëve europianë,...

“Skënderbeu”,  Vivaldit ngjiti heroin shqiptar në skenën e madhe të Evropës

22 korrik 1718 Nga Leonard Veizi Në galerinë e figurave të mëdha të historisë botërore, disa emra nuk i përkasin më vetëm një kombi — ata...

Lajme të tjera

Web TV