Pengmarrja e Jan Prengës/“Kthejeni drogën dhe ju jap besën se do ta liroj”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Rexhepi, personi që urdhëroi pengmarrjen e Jan Prengës, i premtoi familjes që do ta lironte pengun nëse atij i kthehej sasia e kokainës që i kishte marrë vëllai i Janit, Astriti, madje i kishte dhënë atyre edhe besën.

“Unë e di si janë ndarë gjërat. Por unë ju jap juve besën, ktheni besën tuaj. Astrit dhe shoku i tij Shullani, të kthejnë drogën, dhe pengu do të lirohet.”, besa që i ka dhënë Dritan Rexhepi, vëllait të pengut, Ndrekë Prengës (Ne burg e Britanine e Madhe).

Pasi kishin biseduar disa herë në telefon dhe pasi familja i vuri kusht, Astrit Prenga i kishte kthyer Rexhepit një pjesë të kokainës që kishte marrë dhe një sasi prej 700 eurosh. Balkanweb raporton se pavarësisht fjalës së dhënë, Dritan Rexhepi pasi kishte kontaktuar me Ndrekë Prengën, i kishte komunikuar atij se diçka nuk kishte shkuar sipas fjalës së tij.

“Astriti kthimin e drogës e bëri tek disa persona nga Polonia. 106 kg kokainë dhe 700 mijë euro. Ndrekë Prenga i telefonoi Dritan Rexhepit dhe i kërkoi llogari se pse nuk është liruar pengu. Pasi e telefonoi Rexhepi, ky i fundit thotë se; Ata më kanë lëvizur nga fjala. (Duke nenkutpaur grupn kriminal qe kishte marre peng Jan Prengen) Por duke qenë se të kam dhënë besën, po të jap emrat e atyre që e kanë marrë peng vëllain tënd”.

Po ashtu prokuroria ka zbardhur dhe dëshminë e gruas së Altin Hajri, një i shumëkërkuar si ‘truri’ i rrëmbimit të Jan Prengës. Ajo pohoi se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri në 30 dhjetor të 2019-ën, pasi kishte qëndruar dy vite në burg në Holandë. Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë janë arrestuar 5 persona, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turja si dhe Festim Bexhdili.

Lexo edhe :  Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

49-vjeçari Prenga u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, por vetëm më 28 janar, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Pavarësisht kërkimeve, deri më tani nuk është arritur që të gjendet trupi i viktimës, ndërsa kërkimet janë shtrirë në zonën e Shijakut.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV